Hillary Clinton, 22 mesazhe “top sekret” nga e-maili i saj privat

Qeveria amerikane ka konfirmuar se së paku 22 mesazhe elektronike që janë dërguar nga një e-maili privat që ishte në shtëpinë e Hillar...


Qeveria amerikane ka konfirmuar se së paku 22 mesazhe elektronike që janë dërguar nga një e-maili privat që ishte në shtëpinë e Hillary Clintonit, gjatë kohës sa ajo ka qenë sekretare e shtetit, kanë përmbajtur informacione “top sekrete”. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se “22 dokumente me gjithsej 37 faqe” ishin shumë të ndjeshme dhe si të tilla nuk do të bëheshin publike qoftë edhe në formë të redaktuar. Tetëmbëdhjetë mesazhe te tjera të bisedës private në mes të Clintonit dhe presidentit Barak Obama, nuk janë dërguar nga ai kompjuter, ndonëse sipas zëdhënësit, ato nuk përmbanin informacione të klasifikuara. Çështja e serverit në shtëpinë e Clintonit, e ka ndjekur këtë të fundit që nga fillimi i fushatës për presidente të Shteteve të Bashkuara. Informacioni i fundit vjen pak ditë para se votuesit të fillojnë t’i shprehin preferencat e tyre, më 1 shkurt, në shtetin Ioëa. Zyrtarët përgjegjës për fushatën e zonjës Clinton, thonë se në kohën kur janë dërguar mesazhet, ato nuk kanë qenë të klasifikuara.
Reince Priebus, kryetar i Komitetit kombëtar të partisë republikane, ka thënë se përdorimi i serverit privat nga Clinton, “e ka vënë në rrezik sigurinë tonë kombëtare dhe përpjekjet diplomatike”.

Related

Botë 6358152894808811993

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item