Hetimet/ Shqiptari vret gruan nga xhelozia se ajo donte një tjetër

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja makabre e një viti më parë, ku një shqiptar akuzohet se ka vrarë gruan e tij në Convent Way, Sout...


Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja makabre e një viti më parë, ku një shqiptar akuzohet se ka vrarë gruan e tij në Convent Way, Southall të Britanisë, ndërsa dy djemtë e tyre të mitur flinin në dhomën ngjitur.
Sipas asaj që është dëgjuar në gjykatë, në seancën e mbajtur në fillim të këtij muaji, arsyeja e ngjarjes është xhelozia që i kishte lindur burrit se gruaja tani donte një burrë tjetër.
“E gjuajti deri në vdekje pasi u fiksua se ajo kishte tërheqe për një mashkull tjetër”,- shkruajnë mediat britanike.
Pretendohet se gruaja E.B, 34 vjeç, u vra nga A.I në një nga dhomat e banesës së tyre në Convent Way, Southall, (pallati në foto).
Burri, i lindur në Shqipëri, ka telefonuar një ambulancë pas ngjarjes dhe pavarësisht se mjekët luftuan për ta shpëtuar, ajo vdiq disa ditë më vonë, më 13 gusht 2015.
Ai e mohon vrasjen, e pohoi në gjykatë se gruaja i vdiq teksa mes tyre pati një përleshje. Ai thotë se e shoqja e ndjerë i ishte afruar atij me një thikë e ishin zënë.
Por prokurori Tony Badenoch tha: “Pretendimi i prokurorisë është se ky i pandehur e ka vrarë gruan e tij duke e mbytur pasi e kishte rrahur”.
Shqiptari tha para gjykatës se martesa e tyre u acarua pjesërisht si rezultat se gruaja kishte simpati për një mashkull tjetër.

Related

Kronika 1350228360390942152

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item