Hapsirat e mendimit si model

nga Majlinda BUSHJA Hapsirat e mendimit kur janë të mëdha bëjnë që shikimi të shkoj larg e të kap dimensionet e dëshiruara që kërkon...

nga Majlinda BUSHJA


Hapsirat e mendimit kur janë të mëdha bëjnë që shikimi të shkoj larg e të kap dimensionet e dëshiruara që kërkon koha. Por të mendosh nuk është aq e thjeshtë sesa mendohet, për sa kohë mendimet nuk prekin vetëm një person, por disa dhjetra, mijëra, pse jo miliona. Ato përcaktojnë fatet, përzgjedhin sjelljen, tregojnë rrugën. Kush di të krijojë hapsira të mendimit, nuk mbet i vogël në gjykim, nuk kthehet pas, nuk krijon tensione.
Mendimtarët më të mëdhenj në çdo kohë kanë marrë përsipër barrën e rëndë të formimit të mendimit, orientimin, ashtu si, e kanë gjykuar nga këndvështrmi më i lart i tyre, jo vetëm për vete, por edhe shoqërinë. Veprat e tyre janë shenjë se hapsirat e mendimit që ata zotërojnë, s’njohin përmasa, por vetëm ndriçojnë hapsirat e çdokujt prej nesh, që janë të vogla dhe s’kanë forcën të zotërojnë. Kështu, sfida e shekujve është sfida e hapsirave të mendimit që kanë ditur të qendrojnë për vet rëndësinë e thelbit që përmbajnë. Në çdo etapë dikush ka bërë dallimin, përmes këtyre veprave, që madhështinë e kanë treguar në kohëzgjatjen e tyre.
Është normale që hapsirat e mendimit janë sa individuale, aq dhe të përbashkëta, kolektive.  Mirëpo hapsirat individuale, sëbashku përbëjnë hapsirën e përbashkët, që krijon opinine që i mbesin kohës, pavarsisht se koha kalon, ato janë dëshmi e ekzistencës sonë. Janë pikat e përbashkëta të këndvështrimeve, që kryqëzohen në një pikë e përbëjnë shumicën e saj. Megjithëse, secili kërkon të jetë zotërues pa kuptuar jo vetëm brenda hapsirës së vet, pavarsisht forcës për të zotëruar. Por vetëm pak prej nesh kanë këtë mudësi, prej forcës së arsyes, që shërben si forcë për të zgjeruar hapsirat e mendimit më tej, e për të bërë dallimin. Kush di të përcaktoj fillimin, ka menduar më parë se cila është rruga që krijon hapsira mendimi, veprimi; ai udhëheq.
Por, është e dukshme që njeriu është skllav i mendimeve të veta, për sa kohë kushtëzohet nga hapsirat që ai i krijon vet përmes rrugës që ndjek. Kështu, rruga që ndjek, do t’i tregoj vazhdimin e rrugës që duhet, çfarë duhet të marr e lërë në këtë udhëtim, për të treguar kush është në të gjitha dimensionet. Sepse botës i duhet gjithsecili, pavarsisht se  përzgjedh, sepse modeli që duhet ndjekur është perfekti, pasi vet ne e kërkojmë me ngulmë dhe përpiqemi t’i ngjasojmë.Ndërkohë që, fati i të përzgjedhurit është në dorën tonë, përsa kohë hapsirat e mendimit i krijojmë vet, ne tregojmë forcën tonë të të menduarit, vepruarit; Vetveten. Ndaj, hapsira e të menduarit, është hapsira e të zotëruarit. Kompleksiteti i saj thjeshtëzohet dhe merr vlerë, kur dimë të përcaktojmë çështë e drejtë, nisur nga koha që i përcakton çmimin më të lart.
Ndodh shpesh që hapsira e mendimit individual, zapton hapsirën e mendimeve kolektive. Pasi lideri i mendimit është Një në çdo shoqëri, të tjerët i shkojnë nga pas, pse jo duke imituar. Duke e konsideruar modelin e vet, pasi jo çdokush prej nesh është në gjendje të zotërojë hapsira të mendimit, sepse e vështira ju përket pak njerëzve që dinë të mos humbasin. Por, forca qendron në mendjen që di të krijojë hapsira, jo për të treguar forcë, por zotësi përmes logjikës së ftohtë që shpreh qartësi, dhe zotërim.
Çdo shoqëri në botë ka kolosët e vet të mendimit, që kanë zotëruar hapsira të gjera përmes kohës, por për ata asnjëherë koha nuk ka ikur.  Sepse shoqëritë nuk kanë dashur që ajo të ikë, duke i mbajtur fortë, pasi shembullimi më i mirë konsiderohet model i zhvillimit që asnjëherë nuk duhet të humbas. Pasi, çdo shoqëri ka pikat e saj të referimit, dhe për sa kohë i duhen, ajo i ruan jo prej fanafizmit, por vlefshmërisë, që e pasqyron dobishmërinë në mënyrë konkrete. Shoqëritë ecin, modelet shërbejnë që më i “dobëti” mos të ndihet i dobët, por të ketë një model që e bën më të thjeshtë ekzistencën e tij.

Prandaj, hapsirat e mendimit kërkojnë njerëz që dinë t’i  zotërojnë ato, për t’i zgjeruar në dimesione të reja, të panjohura, për të sjell, modele. Secili prej nesh kërkon t’i “pushtojë”, ndoshta prej ambicjes së vet, por një grusht njerëzish kanë forcën t’i bëjnë të vetat, zotëruesit e mendimit, që njohin kurthet përmes arsyes së shëndoshë, duke mos rënë në rrjetën e masës. Ky është dallimi. E të bësh dallimin përmes forcës së mendimit, konsiderohet detyrë e atyre që kërkojnë të zotërojnë masën, si nevojë e një ndihme që në çdo kohë është e domosdoshme. Dikush duhet të jetë udhëheqës i mendimit, pasi vet hierarkia është ndërtuar si një trekëndësh i papërmbysur, si simbol që shpreh mekanizmin e radhës. Një mekaniz që vendos rregull, i cili është jetik për të mos përjetuar kaos.Gjithkush e pranon sepse është i domosdoshëm, ashtu sikundër pranon çdo gjë të domosdoshme që i lehtëson ekzistencën. 






Related

Opinione 357277036591392537

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item