Gruevski: Zgjedhje më 5 qershor, me ose pa LSDM-në

Menjëherë pas konferencës për shtyp të liderit opozitarë Zoran Zaev, para gazetarëve u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla G...


Menjëherë pas konferencës për shtyp të liderit opozitarë Zoran Zaev, para gazetarëve u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili theksoi se u përcaktua për zgjedhje më 5 qershor pasi ka marrë garanci nga përfaqësuesit e SHBA-vë dhe BE-së s nuk do të ketë prolongime të tera. Një garanc të tillë ka marrë edhe nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti se me 5 qershor vendi shkon në zgjedhje me ose pa LSDM-në.
“Në këtë moment janë arritur të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Këtë e kanë të qartë të gjithë, sikurse e kanë të qartë edhe atë se pse LSDM-ja ik nga zgjedhjet. Vendimin për ditën e zgjedhjeve ishte në duart tona, por edhe përgjegjësia për shtetin. Pas analizave thelbësore, Komiteti Ekzekutiv solli vendim për zgjedhje më 5 qershor, jo për ti plotësuar dëshirën LSDM-së por për të mos u keqkuptuar dhe keqpërdorur nga ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Pas analizave dhe konstatimeve përfaqësuesit e BE se dhe ShBA-ve na bindën se nuk do të ketë prolongime të tjera, deri më 5 qershor nuk do të ketë më shkas për shtyrje të zgjedhjeve. Nuk do të ketë kushte të reja, përfshirë edhe ligjin për media, nuk do të ketë më vlerësime nga BE-ja dhe SHBA-ja për mbajtjen e zgjedhjeve. Morëm besimin e plotë të Ali Ahmetit se mbështesin 5 qershor si datë për zgjedhje me ose pa LSDM-në. Vetëm me daljen në zgjedhje fitohet legjitimiteti i popullit dhe në asnjë mënyrë tjetër. E dëgjova Zaevin i cili tha se asgjë nuk varet nga Nikolla Gruevski, që nënkupton se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, andaj Zaev, merr guximin dhe të ballafaqohemi në zgjedhje. Deri më 5 qershor mund të thoni gjithçka, por më 5 qershor do të turpëroheni nga vetvetja, më 5 qershor do të pësoni fiasko”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Alsat-M

Related

Maqedoni 8390145629710798395

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item