Gjykatat – gijotina të demokracisë në Maqedoni

Diplomatët si tepër u morën me menaxhimin e krizës politike, por jo edhe me imputet që politika e keqe i ka injektuar në sistemin gjyqësor...

Diplomatët si tepër u morën me menaxhimin e krizës politike, por jo edhe me imputet që politika e keqe i ka injektuar në sistemin gjyqësor e adminstrativ të vendit.Mbase, të kota do të ngelin të gjjitha përpjektjet e ndërkombëtarëve për një qetësim politik të Maqedonisë, përderisa në brendinë e vlimeve dhe fërkimeve mbetet e paprekur qeliza që prodhon më së tepërmi deformim dhe regres, siç është kulutura e mosndëshkimit të krimit institucional

Emin AZEMI
Demokracia dhe zhvillimi i përgjithshëm shoqëror e politik në Maqedoni, është bërë peng i gjykatave dhe gjyqtarëve. Beteja demokratike e opozitës dhe e shoqërisë civile po tregohet e pamjaftueshme për të mposhtur këtë pushtet që vjen nga lidhja e fshehtë e pushtetit politik me sistemin gjyqësor. Kjo lidhje ka ekzistuar edhe më parë, sidomos kur montoheshin procese monstruoze kundër shqiptarëve (“ Sopoti“, “Monsra“, “Brodeci“, “Rasti i Harun Alisë“, “Kumanova“ etj), mirëpo fuqia për ta bërë publike ka qenë në kufijtë e revoltës qytetare dhe intelektuale, ndërkohë që tani kemi një shpalosje spektakulare, nga ana e opozitës maqedonase, të këtij teatri absurd, të quajtur sistem gjyqësor, që motivimin politik e jo pavarësinë profesionale e ka lajtmotiv të punës.
Interpretimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, që është krye kreje një përpjekje mjerane për të manipuluar institucionalisht frymën e Kushtetutës për nevoja ordinere politike dhe lidhjet e saj me krimin, tregon më së miri se si ajo është bërë karikatura e ndërgjegjes së pushtetit gjyqësor dhe në këtë mënyrë ajo po dëshmon se përfaqëson një mizantropi vulgare të pseudprofesionistëve që nën togën e gjyqtarit fshehin errësirën e një sistmi totalitar. Parodia vulgare e realitetit që po mundohet të projektohet përmes kësaj Gjykete dhe komplet sistemit gjyqësor do të jetë gangrena e pashërueshme e kësaj shoqërie, e cila po vuan jo vetëm mungesën e zhvillmit sociale ekonomik, por edhe paaftësinë për të gjeneruar një ndryshim më cilësor e përmbajtësor.
Prandaj, Maqedonia e ka vështirë të bëjë ndonjë reformë të njëmendët, që tash e sa vite kërkohet nga Brukseli,për arsye se tendenca për antireformë, që fillon nga gjyqësia, është katalizatori kryesor i frenimit të proceseve demokratike. Përderisa antireforma është më e fuqishme se reforma dhe përderisa politika dikton rregulla në gjyqësi, vështirë se do të ndodhë ndonjë pranverë e ndryshimeve të mëdha, siç po pretndon opozita dhe shoqëria civile në Maqedoni.
Ndërmarrjet e guximeshme të Prokurorisë Speciale, për të inkurajuar denoncimin e krimit dhe korrupcionit, duhet patjetër të kenë një mbështetje më të fuqishme në shoqëri dhe në qarqet diplomatike. Këto të fundit si tepër u morën me menaxhimin e krizës politike, por jo edhe me imputet që politika e keqe i ka injektuar në sistemin gjyqësor e adminstrativ të vendit.Mbase, të kota do të ngelin të gjjitha përpjektjet e ndërkombëtarëve për një qetësim politik të Maqedonisë, përderisa në brendinë e vlimeve dhe fërkimeve mbetet e paprekur qeliza që prodhon më së tepërmi deformim dhe regres, siç është kulutura e mosndëshkimit të krimit institucional. Nëse vazhdon kështu, atëherë do të duhej që në praktikat universitare të inkorporiohet si lëndë pikërisht kjo kulturë, e cila qenka kaq e suksesshme në mbindërtimin e trajtave të politikbërjes afatgjate dhe rezistuse ndaj çdo stuhie progresive.
Fundja, edhe sikur t’i heqim sarkazmin këtij konstatimi, sërish do të zbresim te realiteti, i cili është më i vrazhdë se vet përshkrimi që mund t’u bëjmë shkaqeve që e prodhojnë atë, kurse protesta, si refuzim dhe filozofi, do të vazhdojë të mbetet vetmi kozmike e njerëzve vullnetmirë e ndikimpak.

Related

Opinione 8050948795796318326

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item