Gjenerali amerikan Breedlove: Gati ta mposhtim Rusinë nëse nevojitet!

Komanda Europiane e SHBA dhe NATO janë gati të luftojnë dhe ta mposhtin Rusinë nëse do të jetë e nevojshme. Kështu ka deklaruar komand...


Komanda Europiane e SHBA dhe NATO janë gati të luftojnë dhe ta mposhtin Rusinë nëse do të jetë e nevojshme. Kështu ka deklaruar komandanti i EUCOM, Phillip Breedlove.
Gjenerali tha në një intervistë për mediat amerikane se nëse do të jetë e pashmangshme, NATO dhe SHBA do ta sulmojnë Rusinë.
“Po punojmë me aleatët tanë për të përgatitur një kundërpërgjigje ndaj Rusisë në rast provokimi. Ne do t’i luftojmë dhe do t’i mposhtim rusët nëse do të jetë e nevojshme”, tha Breedlove.
Që prej 2014, SHBA dhe NATO po punojnë për rindërtimin e kapacitetit ushtarak dhe forcës reaguese në Europë, nën mbikqyrjen e “Iniciativës Siguruese Europiane ERI”.
Breedlove shpjegoi se nën mbikqyrjen e ERI, NATO do të përbëjë një “forcë të fuqishme” në Europë e cila do të përdoret “jo për stërvitje, por për luftim”.

Related

Top Lajm 1647737163229963420

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item