Gjendet varreza më e vjetër myslimane në Europë

Antropologët besojnë se kanë gjetur varrezën më të vjetër myslimane që është zbuluar deri më sot. Ajo daton në shekullin e tetë pas ...


Antropologët besojnë se kanë gjetur varrezën më të vjetër myslimane që është zbuluar deri më sot. Ajo daton në shekullin e tetë pas Krishtit. Varreza është zbuluar në qytetin francez Nimes.
Një grup arkeologësh francezë zbuluan varrin e tre personave, me shumë gjasa myslimanë, dhe rezultatet e gjetjes së tyre i publikuan në një artikull në revistën “Plos On”.
Analizat e radiokarbonit treguan se mbetjet njerëzore i përkasin afërsisht periudhës mes shekullit VII-IX pas lindjes së Krishtit. Gjetjet përkojnë me prezencën e myslimanëve në jug të Francës rreth viteve 720-760 pas Krishtit, siç shkruhet në tekstet historike.
Megjithatë, nuk mund të provohet se tre trupat e varrosur u përkisnin besimtarëve myslimanë. Ajo çka i bën arkeologët të besojnë te teza e tyre është fakti se ata ishin varrosur sipas riteve myslimane. Ata janë mbështjellë me pëlhurë dhe janë vendosur në krahun e djathtë, me fytyrë nga Meka.
Tre trupat u përkisnin tre meshkujve të moshave të ndryshme. Varri është gjetur mes një varreze të krishterësh, çka tregon se myslimanët në atë kohë kanë qenë të pranuar nga banorët e zonës, pasi kufomat janë trajtuar me respekt dhe nuk kanë asnjë shenjë dhune.
Varret më të hershme myslimane të gjetura në Europë deri para se të bëhej ky zbulim datojnë në shekujt XII dhe XII.

Related

Top Lajm 3317247316851406091

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item