‘Gershad,’ zgjedhja e të rinjve Iranianë për të luftuar censurën

Të vendosësh më tepër tualet se ç’duhet. Të mos mbulosh flokët, apo të dukesh “tepër Perëndimor.” Të gjitha këto janë shkelje, prej të c...


Të vendosësh më tepër tualet se ç’duhet. Të mos mbulosh flokët, apo të dukesh “tepër Perëndimor.” Të gjitha këto janë shkelje, prej të cilave njerëzit në Iran mund të përfundojnë në pjesën e pasme të një furgoni, për t’u ndjekur më pas penalisht nga policia e moralit, e njohur si Ershad. Kështu e nis Daqilydot, portal i lajmeve të teknologjisë dhe internetit, shkrimin në lidhje me aplikacioni Gershad. Një grup programuesish anonimë Iranianë janë duke luftuar kundër asaj, të cilën ata e shohin si një përndjekje të panevojshme, me një aplikacion që i njofton përdoruesit se ku Ershad është duke patrulluar, raporton BBC. Aplikacioni i quajtur Gershad, që mund të gjendet lehtë në Google Play, mbledh nga përdoruesit dhe shpërndan informacion në lidhje me vendndodhjen e njësive të Ershad-it. Ai ju lejon përdoruesve të shmangin shqetësimin e një trupe të mbështetur nga shteti, agjentët e së cilës mund të arrestojnë dhe hetojnë çdo Iranian, pa kurrfarë nevoje për leje. Sipas zhvilluesve të Gershad, vetëm në vitin 2014 rreth tre milionë Iranianë morën paralajmërime nga Ershad, 18 000 u ndoqën penalisht dhe më tepër se 200 000 persona u detyruan të shkruanin “deklarata pendese.” Në faqen zyrtare të aplikacionit, krijuesit anonimë të tij shkruajnë: “Përse duhet të durojmë poshtërimin për shkak të veshjes që zgjedhim? Rrjetet sociale janë të tejmbushura me foto dhe video, ku gra të pafajshme rrihen dhe tërhiqen zvarrë nga oficerë patrulllues të Ershad. … Të indinjuar nga e gjithë kjo, ne kërkuam një mënyrë, nëpërmjet të cilës t’i rezistojmë paqësisht padrejtësisë; Gershad ishte zgjidhja që menduam.” Femrat Iraniane janë të detyruara të mbajnë veshur hijab-in dhe të mbulojnë plotësisht çdo pjesë të trupit sa kohë gjenden në ambjente publike, qysh nga viti 1979 kur Irani u kthye në një republikë Islamike. Siç edhe ekzistenca e njësisë Ershad lë të kuptohet, kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me trysninë kulturore e fetare; burime qeveritare janë në fakt të dedikuara në përforcimin dhe zbatimin e kodit strikt të veshjes. (Në qershor të vitit 2004, bënte të ditur Radio Europa e Lirë, popullariteti në rritje i pantallonave mes femrave në Iran arriti të ndizte një debat parlamentar.) Iran Wire raporton se aplikacioni Gershad është bllokuar nga autoritetet Iraniane vetëm një ditë pas publikimit të tij, megjithatë një popullatë e re e apasionuar pas teknologjisë (70% e popullsisë së Iranit janë në moshën 35-vjeç raporton The Telegraph), shpesh arrijnë t’a kapërcejnë censurën e autoriteteve duke përdorur rrjete virtual privatë. Fushata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran, shkruante (bën të ditur Dailydot), se serverat e Gershad “gjenden jashtë Iranit dhe administrohen nga një kompani private,” gjë që mund ta bëjë më të lehtë anashkalimin e autoriteteve. Nëse krijuesit e Gershad, deklaron Daily Dot, do të arrijnë të gjejnë një mënyrë për t’iu kundërvënë ndalimeve, kjo mbetet për t’u parë. Por, vetë ekzistenca e një aplikacioni të tillë do të shihet si dëshmia e një brezi, i cili me anë teknologjisë kërkon t’i rezistojë një censure të sanksionuar nga shteti.





Related

Top Lajm 5548125826164174624

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item