Fyerjet ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore, tendencioze

“Krahas grabitjes së ekonomisë, popullata maqedonase u nënshtrohej edhe dhunës masive, plaçkitjeve, përndjekjeve, proceseve gjyqësore....


“Krahas grabitjes së ekonomisë, popullata maqedonase u nënshtrohej edhe dhunës masive, plaçkitjeve, përndjekjeve, proceseve gjyqësore. Për shkak të presioneve, maqedonasit e pjesës perëndimore të Maqedonisë shpesh shpërnguleshin. Zbatohej edhe vendosja e organizuar e popullatës shqiptare dhe shqiptarizimi i territoreve të pushtuara”.
Përmbajtje të tilla që vlerësohen si fyese dhe tendenciozeve ende qëndrojnë në tekstet e historisë për klasat e 9 të shkollat fillore. Përmbajtjet e tilla ka edhe në librat e gjeografisë dhe shoqërisë. Nga Ministria e Arsimit mos tërheqjen e teksteve shkollore me përmbajtje fyese e arsyetojnë me punën e vazhdueshme që po bën Komisioni qeveritar për regjistrimin e të gjitha lëshimeve që janë bërë me apo qëllime të caktuara

“Pritet nga ky komision të bën një elaborat apo ta bën një informatë ku do të na dërgon neve dhe do të na tregon se vërtet ku duhet politikat e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të intervenohet në ato tekste shkollore që me të vërtet të eliminohen njëherë e përgjithmonë të gjitha ato vërejtje të cilat janë gjetur nëpër këto libra shkollore, respektivisht ku përdoren terme të cilat nuk janë të mira për bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, deklaroi Safet Neziri, MASH.
Mësimdhënësit e historisë thonë se tekstet duhet të bazohen në elemente faktografike dhe jo në mendime subjektive që fyejnë komunitete të caktuara. Mitat Shaqiri thotë në tekste mungojnë edhe shumë ngjarje ku viktima ishin shqiptarët.

“Pse fshihet fakti i vrasjes në fshatin Bllacë, kemi mbi 120 të vrarë fshatarë mes të cilëve ka pas edhe fëmijë që kanë qenë 15-16 vjeçar të lidhur me tela, si tua shpjegojmë nxënësve masakrën e Tivarit edhe ka shumë fakte të cilat fshihen ose nuk e arrijnë efektin e autorëve të cilët kanë idenë e tyre”, tha Mitat Shaqiri, Arsimtar i Historisë.
Shaqiri fton edhe institucionet e arsimit të marrin guximin për tërheqjen e këtyre librave me tendencë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.

“Kjo krejt çka ndodhë, kjo klimë që është krijuar në Maqedoni është rezultat i këtyre gjërave, këto janë punë shumë të vogla që kanë efekte të mëdha në shoqëri”, tha Mitat Shaqiri, Arsimtar i Historisë.
Sipas mësimdhënësve të lëndës si historisë tendencioze janë edhe libri i klasës së 6 ku flitet për Maqedoninë antike, ai klasës së 7 që flet rreth prejardhjes së shqiptarëve dhe ai klasës së 8 ku thuhet se në disa rajone të Maqedonisë shqiptarët kanë ardhur në shekullin e 17-18, të dhëna të cilat nuk janë të sakta sipas tyre.
Melihate Rustemi

Related

Maqedoni 8813144433347224593

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item