FOTOT/ Rrethprerja e femrave: Tradita makabër e myslimaneve afrikane

Më shumë se 125 milionë gra dhe vajza në mbarë botën kanë pësuar “synetimin femëror”, ndërsa në dekadën e ardhshme, kësaj ndërhyrje nuk do...

Më shumë se 125 milionë gra dhe vajza në mbarë botën kanë pësuar “synetimin femëror”, ndërsa në dekadën e ardhshme, kësaj ndërhyrje nuk do t’i shpëtojnë edhe më shumë se 30 milionë femra tjera.
Kështu thuhet në Raportin e Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.
Edhe pse në rënie globale, praktika e synetimit të femrave në disa vende është pothuajse universal dhe i pashmangshëm, thotë Raporti i UNICEF-it, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura për 20 vjet në 29 vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Operacioni i gjymtimit gjenital përbëhet prej largimit të plotë apo të pjesshëm të organeve gjinore të jashtme.
Prerja gjenitale është një ritual i praktikuar pothuajse në të gjithë Afrikën, Lindjes së Mesme dhe disa komunitete të Azisë, të cilët besojnë se kjo praktikë mbron virgjërinë e femrës.
Ndonjëherë, përveç kësaj, klitorisi hiqet i tëri.
Mariam Doumbia, 26 vjeç, (e para ne foto)është rrethprerë që në moshë të vogël.
Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.
I thanë që duhej bërë dhe kaq.
Por tradita vazhdon ende për fat të keq në shumë vende afrikane.
Mali është shteti që ka numrin më të madh të femrave të rrethprera.
Yo Fane (e fundit) është “mjeshtrja” e synetllikut.
Ajo thotë se ka rrethprerë deri në 30 femra në ditë.
Të paktën 90 përqind e femrave në Afrikën Perëndimore janë rrethprerë.
Por qeveria e Malit dhe vendet e tjera po përpiqen ta eleminojnë këtë traditë makabre.
Ndërkohë “tradita” vazhdon…








Related

Kuriozitete 7827489174696910534

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item