FLETARREST PËR KREUN E VETËVENDOSJES, VISAR YMERI

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin e ka konfirmuar gjyq...


Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Lajmin e ka konfirmuar gjyqtari i rastit të rrahjes së deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së.
“Urdhër arresti është lëshuar të enjten”, ka thënë Vesel Ismajli për KTV, përcjell koha.net. Pos Visar Ymerit, i akuzuar në këtë rast është edhe Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi.
Të gjithë akuzohen për rrahjen që kishte ndodhur më 2012-ën, ku të pandehurit akuzohen se i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor deputetit Bekim Haxhiu.
Rrahja kishte ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe i përfshirë ishte edhe Latif Gashi, por ndaj tij nuk ka akuzë.
Seancat për këtë rast kanë dështuar të mbahen më shumë se 15 herë për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Related

Top Lajm 474137548536208339

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item