Fitorja e Sanders bën për ujë të ftohtë Hilary-n/ Trump tregon se të qenit i pasur të bën fitues

Speciale Javanews / Zgjedhjet në New Hampshire patën vetëm një fitues të ndryshëm nga ato në Iowa, Donald Trump. Bernie Sanders, kadid...


Speciale Javanews/ Zgjedhjet në New Hampshire patën vetëm një fitues të ndryshëm nga ato në Iowa, Donald Trump. Bernie Sanders, kadidati demokrat, korri një fitore spektakolare këtë javë, me një rezultat prej 60% në krahasim me 38% e Hilary Clinton.

Cfarë po ndodh në kampin Demokrat
Një fushatë muskuloze mediatike do të lançohet së shpejti nga grupi i Sanders në Colorado, Minnesota, Oklahoma dhe Massachusetts, pas fitimit të miliona dollarëve (5.6 mln dollarë në vetëm 21 orë) prej fjalimit të tij të fitores dhe thirrjes për donacione.
Kandidati demokrat madje është takuar dhe me njërin ndër aktivistët më të mëdhenj të të drejtave civile, Al Sharpton, në Harlem të New York-ut, në të njëjtin vend ku para 8 vitesh, ishte edhe Barack Obama, si kandidat i demokratëve për President.
Sanders kreu këtë takim për të rritur votat e tij në komunitetin e afro-amerikanëve ku ka dhe një mbështetje më të ulët.


Kjo sepse në shtetin e ardhshëm ku do të shkojnë zgjedhjet, në Karolinën e Jugut, rivalja Hillary Clinton ka një mbështetje më të madhe sesa Sanders, në këtë komunitet.
Dhe në fakt, shifrat dhe sondazhet flasin qartë për një fitore të Clinton në këtë shtet. Në krahasim me Sanders, Clinton ka një mbështetje mjaft më të madhe mes votuesve me origjinë latine dhe atyre afro amerikanë. Por Sanders ka 17 ditë që të ngushtojë diferencat, dhe takimi me Al Sharpton do shihet nëse do të japë rezultate.



Trump më në fund fiton
Fituesi i ri është Donald Trump, i cili pavarësisht se humbi në Ioëa kundër Ted Cruz, arriti të rikuperonte në New Hapmshire, duke fituar me 35% të votave, i ndjekur nga John Casich dhe Cruz.

Por cfarë thonë numrat për ata që duken si dy kandidatët që nesër do të kenë përballjen e tyre për postin e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Bernie Sanders “performon” më së miri me votuesit e rinj dhe të pavarur
Kandidati demokrat mori një total prej 83% të votave nga persona nën moshën 30 vjeç, një rezultat ky befasues në krahasim me atë të rivales së tij Clinton. Sanders gjithashtu fitoi afërsisht 1/3 e votave të zgjedhësve të pavendosur si dhe të atyre që nëpër sondazhe e kanë shpallur veten si të pavarur( pa asnjë afiliacion ndaj ty partive të vendit).
Gjithsesi, nuk duhet harruar se shtete të tjera në Amerikë, lejojnë vetëm anëtarët e Partive që të votojnë për kandidatin e tyre për President.
Trump vijon që të performojë dobët me zgjedhësit që vendosin në momentet e fundit
Ndryshe nga shteti i Iowa, kësaj here votat e Trump i “qëndruan” numrave të polleve, porn ë të dyja rezultatet, rezulton se njerëzit që e ndajnë votën e tyre në momentet e fundit, nuk janë votues të Trump. Në fakt ai mori 23% të votave të tij nga  njerëzit që vendosën në javën e fundit, një shifër që është më pak se gjysma e votave që ai kishte marrë në total, çka tregon se Trump dhe strategjia e tij nuk po gjenerojnë aq vota sa duhet.
Bernie Sanders dhe strategjia e tij populiste
Pavarësisht se kandidatja e demokratëve dhe një sërë emrash të fuqishëm krah saj e kanë akuzuar rivalin e Hillary Clinton, si një komunist që nuk beson në kapitalizëm, Bernie Sanders fitoi falë pozicioneve të tij në një sërë çështjesh. Ndryshe nga Hilary, Bernie Sanders deklaron se është në favor të shkollave publike falas, legalizimit të marijuanës, rritjes së pagës minimale me të paktë 15 dollarë më shumë, shtrirjes më të madhe të benefiteve të Sigurimeve Shoqërore e shumë të tjerave. Të gjitha këto politika dhe premtime, kanë një impakt masiv tek votuesit demokratë. Por problemi qëndron në faktin dhe mundësinë që një strategji me karakter populist ka momentin e tij të rënies apo shfryrjes, diçka që do t’i kushtonte kandidatit më të pëlqyer nga të rinjtë amerikanë.


Strategjia mediatike e Trump
Slogani i tij kryesor është “We are gonna make America Great Again”…. Ne do ta bëjnë Amerikën sërish të Madhërishme. Një mesazh që evidenton ndjenjat e supremacisë dhe narcizimit për të cilat Amerika “imperialiste” është kritikuar.
Shumë kohë përpara se të zyrtarizohej si një kandidat i republikanëve, milioneri po dominonte lajmet, duke thithur të gjithë “ajrin” e mediave e kësisoj duke lënë jashtë vëmendjes rivalët e tij brenda GOP(Partisë Repubikane).
Trump zgjodhi një rrugë kontroverse duke akuzuar këdo dhe kurdo, heronjtë e luftës, grupet radikale, femrat, të gjithë religjionin e madje edhe gazetarët. E me gjithë këto “goditje” që përfundonin jo pak herë në lajmet e para të agjensive më të mëdha mediatike në SHBA (dhe jo vetëm), Trump fitoi një ekspozim të pamatë në media, duke u bërë de facto personi më i ndjekur në kampin e republikan.


Related

Top Lajm 1702969066885416439

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item