Feja drejt zhdukjes në Angli

Kisha e Anglisë ka ngritur shqetësimin se kongregacioni i saj pritet pothuajse të përgjysmohet gjatë tri dekadave të ardhshme. Shefi...


Kisha e Anglisë ka ngritur shqetësimin se kongregacioni i saj pritet pothuajse të përgjysmohet gjatë tri dekadave të ardhshme.
Shefi i financave të kishës, John Spence, në një intervistë për ‘The Guardian’, ka bërë një parashikim shumë të zymtë për të ardhmen e besimit tek britanikët.
Spence tha se një 81-vjeçar ka tetë herë më shumë gjasa që të marrë pjesë në kishë se sa një 21-vjeçar, dhe se e ardhmja e fesë në Britani është e pasigurt.
‘Në të gjitha masat e mundshme të suksesit, duke parë të dhënat demografike të kishës, nuk ka gjasa që të shohim një rritje të anëtarësisë kishtare brenda 30 viteve të ardhshme’, thotë ai.
Aktualisht 18 persona nga 1 000 shkojnë rregullisht në kishë, gjatë 30 viteve të ardhshme pritet që pothuajse të përgjysmohet ky numër, me vetëm 10 për 1000 persona që shkojnë në kishë.
Këtij problemi i parapriu më herët Këshilli i Kryepeshkopëve me një raport të botuar pak vite më parë, ku thuhej se deri në vitin 2014 ka pasur një rënie të vazhdueshme të njerëzve që shkojnë kishë ditën e diel.

Related

Bota 2563937546775958352

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item