Erdogan: SHBA të zgjedhin ndërmjet Turqisë dhe kurdëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur zemërim lidhur me vizitën e një diplomati amerikan në një qytet në pjesën veri...


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur zemërim lidhur me vizitën e një diplomati amerikan në një qytet në pjesën veriore të Sirisë, që është nën kontrollin e forcave kurde.
Në komentet e publikuara sot, zoti Erdogan tha se Uashingtoni duhet të zgjedhë për partner ndërmjet Turqisë dhe Partisë së Unionit Demokratik të kurdëve.
Zoti Erdogan e ka shtruar pyetjen se “si mund t’ju besojmë juve” dhe “a jam unë partner i juaji apo janë terroristët në Kobani”.
Këto komente u bënë pasi diplomati i lartë i Shteteve të Bashkuara, Brett McGurk, është takuar me pjesëtarët e Partisë së Unionit Demokratik të kurdëve, javën e kaluar.
Krahu ushtarak i kësaj partie, që ndihmohet nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak, i ka larguar militantët e Shtetit Islamik nga Kobani, para një viti.
Ankaraja e konsideorn Partinë e Unionit Demokratik të kurdëve se është e ndërlidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila është jashtëligjore në Turqi./rel

Related

Top Lajm 1673424921589999222

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item