Erdogan në Kili: ISIS nuk ka asgjë të përbashkët me islamin

"Islami nuk lejon terrorizmin, kjo është e para. E dyta, islami dhe terrorizmi nuk shkojnë bashkë. E treta, DAESH është organizatë te...

"Islami nuk lejon terrorizmin, kjo është e para. E dyta, islami dhe terrorizmi nuk shkojnë bashkë. E treta, DAESH është organizatë terroriste", tha Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës në shtetin amerikano-jugor i ka thënë publikut në Kili se ISIS-i i cili shpalli të ashtuquajturin "Kalifat Islamik" në Irak dhe Siri, nuk ka asgjë të përbashkët me islamin, raporton Anadolu Agency (AA).
"Islami nuk lejon terrorizmin, kjo është e para. E dyta, islami dhe terrorizmi nuk shkojnë bashkë. E treta, DAESH-i është organizatë terroriste dhe nuk ka të bëjë me islamin”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për amerikën Latine dhe Karaibet i cili u mbajt në Santiago, Kili.
Kreu i shtetit turk, aktualisht gjendet në turin e tij në shtetet e Amerikës Latine. Erdogan deklaroi se ata të cilët lidhin islamin dhe terrorizmin në fakt kanë inkurajuar organizatat terroriste. “Përkundrazi, DAESH-i me veprimet e veta po dëmton islamin”, tha Erdogan, duke alarmuar se ndërlidhja e terrorizmit me religjionin ose ndonjë grup etnik, përforcon ksenofobinë dhe racizmin, që paraqesin turp për njerëzimin.
Erdogan foli edhe për krizën humanitare në Siri.
"Edhe pse çështja me refugjatët duket çështje rajonale në fakt ajo është globale”, tha ai.

Related

Botë 4831579782779130130

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item