Erdogan: Askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojte

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje përballë terro...

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje përballë terrorit.



Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje përballë terrorit.
Presidenti Erdoan mori pjesë në programin e UNESCO-s “Gaziantep: Qytet botëror i gastronomisë". Në fjalën e tij të mbajtur këtu Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen në operacionet e ndërmarra në kuadër të luftës kundër terrorit.
Duke vënë theksin se Turqia ndodhet në pikën e vetëmbrojtjes ndaj sulmeve Presidenti Erdoan tha: “Në pikën e luftës kundër çdo lloj kërcënimi me të cilën ballafaqohet, Turqia ka të drejtë të ndërmarr çdo lloj operacioni në Siri dhe në çdo vend tjetër ku janë strehuar organizatat terroriste".
Erdoan tha se nuk kujdesen më përball reagimeve të atyre që mbetën indiferent ndaj vrasjes së gjysmë milionë njerëzve në Siri në lidhje me të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje.
Presidenti Erdogan tha se ata të cilët nuk mund të shpjegojnë prezencën e tyre në rajon duhen të respektojnë operacionet e Turqisë të ndërmarra në drejtim të sigurimit të territoreve dhe jetëve të qytetarëve të saj, ndërsa vijoi duke thënë se “Do ti mbajmë si terroristë të gjithë ata që na dalin para gjatë kohës deri sa jemi në vetëmbrojtje".
Erdoan tha se Turqia do të përdorë të drejtën për të zgjeruar rregullat e angazhimit nga kufizimi vetëm në mbrojtje prej sulmeve të drejtpërdrejta ndaj saj dhe ta zgjeroj kundër çdo lloj kërcënimi të terrorit me në krye organizatat PYD dhe DAESH.

Related

Bota 2697369457873137587

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item