Ekstazia: Njihuni me drogën e dashurisë, efektet e saj

Ekstazia është një term që përdoret në gjuhën e rrugës (slang) për drogë-n methylenedioxymethamphetamine (MDMA). Është një tip stimulue...


Ekstazia është një term që përdoret në gjuhën e rrugës (slang) për drogë-n methylenedioxymethamphetamine (MDMA). Është një tip stimuluesi që sjell efekte halucinogjene.
Drogat stimuluese shpejtojnë mesazhet midis trurit dhe trupit dhe mund të bëjnë që një person të ndihet më shumë syçelët, vigjilent, konfident ose energjik.
Edhe pse ekstazia përshkruhet si halucinogjen i butë, është gjë e rrallë që një person që përdor ekstazi të ketë halucinacion.
Emra të tjerë
Ekstazi, E, XTC, eccy, droga e dashurisë, pilula.
Çfarë pamje ka?
Ekstazia zakonisht është në formën e tabletave, në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Shpesh tabletat janë të stampuara me logot dhe dizenjo nga kultura popullore.
Si përdoret?
Mënyra më e zakonshme e marrjes së ekstazisë është gëlltitja.
Efektet në trup
Efektet e çdo droge (përfshirë ekstazinë) variojnë nga një person te tjetri. Mënyra se si ekstazia ndikon te një person varet nga shumë gjëra përfshirë këtu masën, peshën dhe shëndetin dhe gjithashtu nëse një person e merr atë së bashku me droga të tjera në të njëjtën kohë. Efektet e ndonjë droge varen gjithashtu edhe nga sasia e marrë.
Nuk ka nivel të sigurt të përdorimit të drogës. Përdorimi i çdo droge zakonisht është i lidhur me rrisqet – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme të bëhet kujdes kur merret çdo lloj droge.

Efektet e menjëhershme
Efektet e ekstazisë mund të fillojnë të ndihen pas 20 minutash deri në 1 orë pas gëlltitjes dhe mund të zgjasin afërsisht 6 orë.
Dozat e ulëta deri në të moderuara
Disa nga efektet që mund të përjetohen pas marrjes së ekstazisë përfshijnë:
-Rritje e konfidencës dhe energjisë;
-Shfrenim;
-Ndjenjë mirëqenieje;
-Ndjenjë e afërsisë me të tjerët;
-Empati;
-Ankth;
-Paranojë, agresion dhe psikozë;
-Kontroll i pakët i muskujve dhe pavendosmëri;
-Dhimbje dhe ngërç muskujsh;
-Rritje e presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës;
-Përzierje;
-Humbje oreksi;
-Rritje e temperaturës së trupit;
-Djersitje;
-Kruarje lëkure;
-Irritim fëminor
-Rritje ndjeshmërie (shikim, dëgjim, prekje);
-Shtërngim nofullash;
-Kërcitje dhëmbësh.
Dozat e larta
Një dozë e lartë e ekstazisë mund të shkaktojë overdozë. Kjo do të thotë që një person mund të marrë më shumë ekstazi se sa mund të mbajë trupi i tij. Efektet mund të përfshijnë:
-Ndjenja të luhatshme;
-Të vjella;
-Temperaturë të lartë trupore;
-Presion të lartë gjaku;
-Rrahje të forta zemre;
-Halucinacion;
-Sjellje iracionale ose bizarre;
-Konvulsion.
Ekstazia është e lidhur me disa vdekje të shkaktuara nga ataku në zemër dhe hemorragji cerebrale.
Rënia poshtë
Pas përdorimit të ekstazisë, njerëzit mund të përjetojnë fazën e “rënies poshtë” çka do të thotë:
-Rraskapitje fizike;
-Depresion dhe irritueshmëri;
-Insomni;
-Ankth;
-Paranojë;
-Vështirësi në përqendrim.
Këto efekte të rënies poshtë zakonisht fillojnë ditën pasi ekstazia është marrë dhe mund të zgjasin disa ditë.


Efektet afatgjata
Ka disa të dhëna se ekstazia mund të shkaktojë dëmtime në disa pjesë të trurit dhe normalisht një përdorim i madh mund të çojë në depresion.
Një person që merr ekstazi në mënyrë të rregullt mund të mos flerë dhe të mos ushqehet mjaftueshëm dhe kështu neglizhon shëndetin e tij. Ata mund të fillojnë të “bien poshtë”, të kenë nivele të reduktuara energjie dhe të kenë më shumë risk ndaj të ftohurës, rrufës dhe infeksioneve.
Të tjera efekte të përdorimit të ekstazisë
Probleme sociale
Të gjitha fushat e jetës së një personi mund të afektohen nga përdorimi i drogës.
Mosmarrëveshjet dhe frustrimi gjatë përdorimit të drogës mund të shkaktojnë debate familjare dhe të ndikojnë në marrëdhëniet personale.
Probleme ligjore dhe shëndetësore mund tu shtohen marrëdhënieve personale, financiare dhe të punës.
Marrja e ekstazisë me droga të tjera
Shansi i një overdoze rritet nëse ekstazia merret me droga të tjera stimulant-e si amfetamina ose kokainë. Kjo mund të shtojë efektet si ritmi i zemrës, presioni i gjakut dhe ankthi.
Marrja e ekstazisë me benzodiazepina-t për të ndihmuar simptomat e “rënies poshtë” mund të çojë në një cikël të varësisë nga të dy drogat.
Përdorimi i ekstazisë dhe pirja e alkool-it në të njëjtën kohë mund të çojnë në dehidratim dhe mbinxehje dhe mund që gjithashtu të rritin efektin negativ të rënies poshtë.
Marrja e ekstazisë së bashku me disa medikamente antidepresive mund të çojë në disa efekte të padëshirueshme siç janë rritja e ritmit të zemrës, humbja e koordinimit, të përziera e të vjella.
Drejtimi i makinës
Është e rrezikshme të vozitësh pas përdorimit të ekstazisë. Efektet e ekstazisë, si mbikonfidenca dhe kontrolli jo i mirë i muskujve, mund të ndikojnë në aftësitë për vozitje. Njerëzit me mbikonfidencë mund të ndërmarrin riskun e vozitjes gjë që rrit mundësitë për aksident automobilistik.
Simptomat e rënies poshtë dhe tërheqjes mund të ndikojnë aftësinë e personit për të vozitur në mënyrë të sigurt.

Related

Shëndet & estetikë 4669723458738375571

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item