EKSPERTËT: NËSE SHPËRBËHET KUVENDI PAMUNDËSOHET SHTYRJA E ZGJEDHJEVE

Shpërbërja e Kuvendit do të pamundësonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve apo caktimin e një date të re. Kështu thotë eksperti juridik, ...


Shpërbërja e Kuvendit do të pamundësonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve apo caktimin e një date të re. Kështu thotë eksperti juridik, Naser Zyberi, i cili shpjegon se me iniciativë të deputetëve ose me propozim të Qeverisë mund të sillet vendim me të cilin do të prolongohet data e shpërbërjes së Kuvendit, respektivisht shfuqizohet vendimi që më 24 shkurt ai shpërbëhet. Nëse do të ndodhte kjo mund të zgjatet afati dhe në ndërkohë krerët e katër partive politike të vendosin për një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve dhe të caktohet data e re e shpërbërjes së Kuvendit. Në të kundërtën, nëse nuk veprohet në këtë mënyrë, siç saktëson Zyberi, data e zgjedhjeve do të mund të ndryshohej vetëm nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
 “Në situatë të tillë mundësi e vetme është që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në RM sepse Parlamenti i shpërbërë mund të mblidhet sërish para mbajtjes së zgjedhjeve në qoftëse në vend shpallet gjendje lufte apo gjendje e jashtëzakonshme. Me që gjendje lufte nuk kemi, atëherë eventualisht mund të vlerësohet se ka gjendje të jashtëzakonshme sepse zgjedhjet nuk mund të mbahen në qoftëse supozohet që të gjitha partitë janë kundër, përveç VMRO DPMNE-së dhe në situatë të tillë të merret vendimi i njejtë”, ka deklaruar për Tv Shenja eksperti juridik Naser Zyberi.
Zyberi thotë se data e zgjedhjeve është caktuar me ligjin e zgjedhjeve që u bë si rezultat i ndryshimeve në kodin zgjedhor pas Marrëveshjes së Përzhinos dhe si e tillë, në rast të shpërbërjes së Kuvendit ajo nuk do të mund të ndryshohej nga ndonjë organ tjetër.
 “Që do të thotë ligj mund të sjell vetëm Kuvendi, nuk ka organ tjetër i cili mund ta ndryshoj këtë vendim që mund ta ndryshon ligjin. Nëse deri në orën 24 sot nuk merret vendim që Parlamenti mos të shpërbëhet, pra të vazhdoj punën Kuvendi nuk ka organ i cili do të mund ta ndryshoj datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë më tej Zyberi.
Zyberi e ka përshkruajtur situatën si jashtëzakonisht dramatike, ku në pyetje janë orët dhe këtu duhet të lihen anash inatet dhe kapriçot e partive politike, aktorëve kryesorë dhe të jepet një propozim Parlamenti për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të sillet vendim i ri për shpërbërjen e parlamentit, respektivisht do të shfuqizohet vendimi se parlamenti shpërbëhet më 24 prill dhe kështu vazhdon punën parlamenti dhe ndërkohë pasi të arrihet marrëveshje për datë të re të sillet ndryshimi i ligjit për datën e zgjedhjeve dhe të caktohet datë e re.
Teuta Buçi /SHENJA/

Nëse shpërbëhet parlamenti, pamundësohet... by tvshenjaofficial

Related

Maqedoni 8151191449607488474

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item