Ekspertët: Ndryshimi i vendimit për shbërbërjen e Kuvendit, vullnet politik

Ekspertët thonë se vendimi për shpërbërjen e Kuvendit i marrë në 18 janar, mund të ndryshojë vetëm nëse ka vullnet politik. Sipas tyre...


Ekspertët thonë se vendimi për shpërbërjen e Kuvendit i marrë në 18 janar, mund të ndryshojë vetëm nëse ka vullnet politik. Sipas tyre koha për të vepruar është shumë e shkurtër. 
“Këtu janë dy mundësi. Ose kuvendi të mblidhet dhe të anulojë vendimin që e ka sjellë paraprakisht me qëllim të vazhdimit të zgjedhjeve parlamentare për të cilën kërkohet vullnet politik nga liderët politik dhe kuptohet ajo shkon me inicimin e vetë deputetëve. Dhe e dyta, mund të ndodhë me mosveprim që deri sonte në ora 24 nuk thirret seancë e kuvendit atëherë kuvendi llogaritet i shpërbërë dhe kryetari i parlamentit njofton KSHZ-në përkatësisht kryetarin e KSHZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Jusuf Zeneli, profesor i sistemit politik.
Sipas Zenelit, në raste të këtilla të jashtëzakonshme nuk ka rëndësi numri i deputetëve që ngre nismën. Ndërkohë profesori tjetër Zemri Elezi është i mendimit se vendimi i ri duhet të merret në rrethana të jashtëzakonshme, për shkak se sipas tij e tillë është edhe situata.

“Kush ka të drejtë ta ftoi seancën parlamentare, me kushtetutë është e caktuar saktësisht se e drejta konvokimit të seancave parlamentare i takon ekskluzivisht kryetarit të parlamentit. Në rastin konkret, kryetari i parlamentit nuk e konvokon seancën, atëherë i jepet e drejtë që deputetët të cilët kanë autorizim kushtetues edhe agjitim si të zgjedhur nga populli që të mblidhen në parlament dhe nëse janë më tepër se 62 deputetë, në rastin konkret shumica janë 62 deputetë nga 103 numri i përgjithshëm”, tha Zemri Elezi, profesor universitar.
Ndërkohë Elezi thotë se vetë vendimi për shpërbërjen e Kuvendit me afat të caktuar ishte vendim jokushtetues.
Fatlume Dervishi

Related

Maqedoni 4418223346107661083

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item