EKSPERTËT DEMANTOJNË AHMETIN: “PËRZHINO” TANGON EDHE SHQIPTARËT (VIDEO)

Ekspertët demantojnë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se në bisedimet e Përzhinos dhe grupet punuese nuk është bis...


Ekspertët demantojnë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se në bisedimet e Përzhinos dhe grupet punuese nuk është biseduar për tema etnike, gjegjësisht për shqiptarët. Albert Musliu, i cili në cilësinë e ekspertit ishte pjesë e grupeve punuese kur u hap tema e marrëveshjes së Ohrit, thotë se mbi të gjitha vetë kjo pikë dëshmon se edhe shqiptarët kanë zënë vend në Përzhino.
Përveç kësaj, Musliu thotë se në këto bisedime ka pasur edhe shumë pika dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me sistemin dhe krizën politike dhe që drejtpërdrejt i tangojnë shqiptarët edhe pse si tema nuk kanë prefiks etnik.
“Domethënë ka shumë pika që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve në veçanti, sepse në përgjithësi edhe mosmarrja e institucioneve është në interes të shqiptarëve. Modeli zgjedhor gjithsesi edhe për atë bisedohej, a do të shkohet me një njësi apo me gjashtë njësi, mënyra e votimit të diasporës, domethënë gjithë janë këto çështje që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar. Ndërsa me shqiptarët çdo pikë e marrëveshjes së Përzhinos, bile edhe çdo pjesë e raportit të Pribes, ka të bëjë edhe me shqiptarët sepse edhe ne jemi taksapagues në këtë shtet”, tha eksperti Albert Musliu.
Si Musliu, ashtu edhe ekspertët e tjerë, në shumë raste kanë numëruar një sërë temash të cilat ishin pjesë e marrëveshjes së Përzhinos dhe grupeve punuese, për të cilat do të duhej të interesohen liderët shqiptarë, por që shumë prej tyre nuk u shfrytëzuan.
Në mesin e tyre është përfolur shumë edhe e drejta e vetos së zëvendësministrave nga radhët e VMRO-së dhe LSDM-së, e drejtë kjo të cilën aktualisht nuk e gëzojnë zëvendës ministrat shqiptarë në radhët e BDI-së.
Deklarata e Ahmetit erdhi një ditë pasi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, u kërcënua se partia e tij do t’i braktisë grupet punuese pasi sipas tij në to nuk janë hapur çështjet që i tangojnë shqiptarët.
Arben Zeqiri /SHENJA/

Ekspertët demantojnë Ahmetin: “Përzhino” tangon... by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 2191992750966461418

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item