Egjipt, fëmija 4 vjeç dënohet me burgim të përjetshëm

Dënohet me burgim të përjetshëm një fëmijë 4 vjeç, në Egjipt, pasi ishte akuzuar për vrasje. Ahmed Mansour Karni, sipas vendimit të gj...


Dënohet me burgim të përjetshëm një fëmijë 4 vjeç, në Egjipt, pasi ishte akuzuar për vrasje. Ahmed Mansour Karni, sipas vendimit të gjykatës, thuhet se vrasjet i ka kryer në kohën kur ai ka qenë vetëm  2 vjeç. Ende nuk dihet se si Ahmed ka përfunduar në gjyqin që kishte 115 të pandehur.


Të gjithë anëtarët e bandës, janë dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda që besohet të kenë ndodhur në fillim të vitit 2014. Një teori është se 4-vjeçari mund të ketë të njëjtin emër me një të rritur, por ngatërresa është bërë me certifikatat e lindjes.
Vogëlushi, që ende nuk e di se çfarë po ndodh me fatin e tij,  është dënuar në mungesë, ndërsa zyrtarët nuk e kanë vënë re se bëhet fjalë për një person që kur ka kryer krimet e supozuara nuk ka qenë më i madh se 2-vjet.
Avokati i fëmijës, ka tentuar që të mbrojë klientin 4-vjeçar, por nuk ia ka dalë. Pavarësisht përpjekjeve, fëmija u dënua me burgim të përjetshëm dhe se lajmi po bën xhiron e botës.







Related

Kronika 169611355709946794

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item