Durrës, shkatërrohet një ndër mozaikët më të rrallë në Mesdhe

Prej kohësh Shqipëria ndodhet në gjendje alarmi sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike. Rasti i fundi na vje...


Prej kohësh Shqipëria ndodhet në gjendje alarmi sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike.
Rasti i fundi na vjen nga qyteti i Durrësit nga një denoncim i bërë në rrjetin social ‘Facebook’ nga Arkeologia e njohur, Lira Miraj.
Miraj ngre shqetësimin në faqen e saj se një mozaik brilant një nga zbulimet më të mrekullueshme në fushën e mozaikëve në Mesdhe, është ‘zhdukur’ së fundi në Durrës.
Postimi i plotë:
‘Mozaiku me motive marine, që datohet në shek. I p. Kr., u zbulua në vitin 1947 gjatë disa punimeve për infrastrukturën e qytetit dhe gërmimet u kryen nga Vangjel Toçi. Mozaiku u gërmua në tërësinë e tij në 50 m2. Mozaku u rizbulua dhe u dokumentua ne vizatim te detajuar, në fund të viteve ’80 e fillim të viteve ’90, nga Moikom Zeqo dhe gjatë kësaj rihapje u morën masa për mbulimin e tij me masa mbrojtjeje”, shkruan arkeologia Lida Miraj, ndërsa pyet “Po sot? Mozaiku është akoma aty, ndën një trotuar dhe pret që të rihapet, për të treguar trashëgiminë e pasur kulturore të Durrësit, si një nga qendrat më të rëndësishme të Mesdheut!’.

Related

Kultura 5394449529777157453

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item