Dueli Rusi-Turqi mund të hedhë në erë armëpushimin sirian

SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord që në 27 shkurt të nisë armëpushimi në Siri. Por duket se plangprishësi Erdogan mund të sabotojë pla...


SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord që në 27 shkurt të nisë armëpushimi në Siri.
Por duket se plangprishësi Erdogan mund të sabotojë planin e armëpushimit.
Ai ka thënë se edhe kurdët sirianë të YPG duhet të përjashtohen nga armëpushimi, duke kërkuar që ai të vijojë sulmet ndaj tyre.
“YPG janë terroristë, njësoj si IS”, ka thënë Erdogan.
Por YPG, ndryshe nga dega e kurde në Turqi PKK, nuk cilësohen si organizatë terroriste nga OKB.
Erdogan ka akuzuar gjithashtu se Rusia po vijon të shkelë hapësirën ajrore turke.
Sulme të tjera
Moska ka replikuar duke akuzuar Ankaranë se po vijon  bombardimet ndaj luftëtarëve kurdë në territorin sirian dhe ka vendosur artilerinë në kufi.
Ndërkohë që më në perëndim, në provincën e Idlib vijojnë sulmet ndaj Al Nusra.
Dega e Al Kaedës është përjashtuar nga armëpushimi.
Por sipas aktivistëve nga sulmet janë vrarë edhe 10 civilë dhe ka disa të plagosur.
Putin telefon Salman
Siç u bë e ditur edhe më herë presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me mbretin saudit Salman.
Putin i ka kërkuar atij të bashkëveprojnë për zgjidhjen e krizës siriane.
Njëkohësisht Putin ka folur edhe me presidentin iranian Rohani.
Në fund të bisedimeve Putin tha se “shteti iranian ka dhënë gatishmërinë të punojë për gjetjen e paqes, ashtu si edhe sauditët”./ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA

Related

Bota 2642687038254854618

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item