Donald Trump nuk ndalet, fiton edhe në Karolinën Jugore

Donald Trump është projektuar nga të gjitha kanalet televizive kryesore amerikane si fitues i betejës së tretë zgjedhore, në Karolinën e...


Donald Trump është projektuar nga të gjitha kanalet televizive kryesore amerikane si fitues i betejës së tretë zgjedhore, në Karolinën e Jugut (South Carolina).
Megjithë besimin se në jug do të dominonin kandidatë si Ted Cruz dhe Marco Rubio, apo ndihmën për Jeb Bush nga vëllai ish-president George W Bush, Trump duket se ka fituar përsëri.
Pas numërimit të 13 përqind të qendrave të votimit, Trump kryeson me gati 35%, ndjekur nga Ted Cruz me 21.22% dhe Marco Rubio me 21.16%. Jeb Bush ka vetëm 10%, siç bën të ditur edhe gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”.
Shumë komentues parashikojnë se pas kësaj, Jeb Bush mund të tërhiqet nga gara.
Pas këtij shtetit do të vijë gara në Nevada, ku gjithashtu anketimet nxjerrin Trump si fitues me 20% avantazh ndaj rivalit më të afërt.
Sipas një rregulli të pashkruar, një kandidat që arrin të fitojë sin ë New Hampshire ashtu edhe në South Carolina, e ka të sigurtë fitoren e kandidaturës së partisë së tij. Donald Trump sapo e ka realizuar. Shanset e republikanëve për ta shmangur triumfin e tij po zvogëlohen dita-ditës. (Ruben Avxhiu)










Related

Top Lajm 8263607167309519627

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item