Djali 7-vjeçar iu lut babait që organet e tij të dhuroheshin; shpëtoi 4 jetë

Një djalë australian iu lut babait të tij që ta vendonte në listën e personave që dhurojnë organe. 7-vjeçari, Deyaan Udani ndërroi jet...


Një djalë australian iu lut babait të tij që ta vendonte në listën e personave që dhurojnë organe. 7-vjeçari, Deyaan Udani ndërroi jetë të shtunën në një spital në Mumbai të Indisë, pasi mësoi se gjaku i ishte mpiksur në tru.
Deyaan, i cili shkon në shkollën “Quakers Hill Public School”, në perëndim të Sidneit, u bë donatori më i ri në Indi, pasi familja dhuroi zemrën, veshkat dhe mëlçinë pas vdekjes së tij. Nëna e vogëlushit,  Mili Udani, e cila është regjistruar si një dhuruese të organeve, tha se ata vendosën që menjëherë të dhuronin organet e Deyaan, sepse ishte kjo ajo që ai donte.
“Kohët e fundit, Deyaan dhe motra e tij, mësuan në shkollë rreth dhurimit të organeve dhe se si ata mund të regjistroheshin si donatorë të organeve”, tha ajo. “Fëmijët erdhën në shtëpi dhe na pyetën neve nëse ishim regjistruar.
Deyann dhe motra e tyre, u përpoqën që të merrnin me të mirë babain e tyre, Rupesh që të regjistrohej në listën e donatorëve. Atë kohë, Deyaan tha se kur të rritej, ai do të donte që të bëhej një dhurues organesh. Zemra e tij iu dhurua një vajze 7 vjece, veshkat iu dhuruan një 11-vjeçari dhe mëlçia ia dha një 31-vjeçar””, përfundoi rrëfimin nëna.

Related

Shëndet & estetikë 7776947180127347612

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item