Daily Mail: Gjenerata e humbur, qindra kosovarë i bashkohen ISIS-it në Siri

Gazeta britanike “Daily Mail” ka bërë një shkrim të gjatë për kosovarët, të cilët janë duke iu bashkuar ISIS-it në fushëbetejat në Siri ...

Gazeta britanike “Daily Mail” ka bërë një shkrim të gjatë për kosovarët, të cilët janë duke iu bashkuar ISIS-it në fushëbetejat në Siri dhe Irak.

Sipas gazetës, qindra të rinj dhe gra kosovare po largohen nga vendi i tyre për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri, duke lënë pas prindërit e habitur, transmeton Republika.info.
Policia thotë se rreth 300 burra dhe 36 gra kanë lënë vendin për t’iu bashkuar ISIS-it dhe sipas Daily Mail, ky është numri më i madh në Evropë për kokë banori, së bashku me Bosnjën.
Ekspertët thonë se numri i grave të reja kosovare, që po marrin pjesë në këtë luftë është në rritje.
“Disa ndjekin burrat e tyre, por të tjerët kanë shkuar vetëm”, shkruan gazeta britanike.
Edhe pse më shumë se 90 për qind e kosovarëve janë myslimanë shqiptarë, brezi i vjetër u rrit në Jugosllavinë socialiste.
Derisa, sipas Daily Mail, Kushtetuta e re është rreptësisht laike.
“Pas një konflikti në fund të viteve 1990, perëndimi kryesisht mbështetën pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ku aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Uashington dhe Bruksel”, thuhet në këtë artikull.
Sipas gazetës, që nga lufta, organizatat bamirëse fetare nga vendet arabe kanë krijuar një prani të fortë, duke ofruar kurse të anglishtes dhe për kompjuter, por gjithmonë i kanë mësuar edhe për Kur’anin.
“Shumë të rinj kanë marrë bursa për t’u trajnuar si imamë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe vende të tjera. Gratë në mbulesë apo burka dhe burrat me pantallona të shkurta dhe mjekra të rritura janë bërë tashmë të zakonshëm”, shkruan Daily Mail për kosovarët.

Related

Top Lajm 5950585605613198273

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item