Çudit zyrtari i Kishës Ortodokse shqiptare: TV është ‘kutia e Satanait’, ndërsa “Harry Potter”, joshje e djallit për fëmijët

Miron Çako, nga Zyra e Katekizmit e Kishës Autoqefale Shqiptare, shprehet kundër Harey Potterit, Piter Panit dhe Winxit, duke thënë se...


Miron Çako, nga Zyra e Katekizmit e Kishës Autoqefale Shqiptare, shprehet kundër Harey Potterit, Piter Panit dhe Winxit, duke thënë se televizori është “kutia e Satanait”! Shkrimin e tij mund ta lexoni më poshtë.
“Të jesh prind është gjë shumë e bukur dhe madhështore. Njeriu ripërsërit vetveten, transmeton përvojën dhe përjetëson ADN-në e tij. Dhe për ata që besojnë në ekzistencën e një Krijuesi të gjithësisë dhe të njeriut, të krijuar sipas ikonës së Perëndisë, ndihen bashkëkrijues me Atë, për krijimin e një tjetër njeriu. Kjo gjë madhështore patjetër është edhe një përgjegjësi e madhe për prindërit që sjellin fëmijët në jetë, të cilët nuk duhet të jenë produkt i një kontakti seksual të rastësishëm, por fryt i një martese të bekuar në dashuri, sakrifikuese.
Përkujdesja prindërore fillon që në momentin kur prindi bëhet i vetëdijshëm për embrionin, madje thuhet, që në këtë kohë gruaja nuk duhet të jetë e stresuar, duke marrë informacion të trishtë, sepse gjendja e saj transmetohet tek embrioni. Kjo përkujdesje rritet akoma më shumë kur lind fëmija dhe vazhdon me përkushtim deri kur fëmija bëhet një individ dhe person i vetëdijshëm, i aftë të mbijetojë, i pavarur nga prindërit jo vetëm nga ana sociale, por edhe shoqërore, duke përfituar përvojën nga ata dhe nga përpjekja e tij personale, të mund të zgjedhë të mirën dhe të shmangë të keqen në jetën e tij. Për të folur për këtë përkujdesje sublime të prindërve në rrafshin social, ekonomik dhe shoqëror, duheshin shumë faqe, por unë si prind dhe si mësues (katekizmi) në Kishën Orthodhokse dua të përqendrohem dhe të ndaj me ju një shqetësim për një fenomen me pasoja të frikshme që po shfaqet dhe po merr gjithnjë e më shumë përmasa globale, sidomos nga fundi i shekullit 20-të dhe fillim i këtij të shekullit të 21-t. Ky fenomen quhet satanizëm, demonolatri (adhurim i djallit) dhe ndikon në demonizimin e fëmijëve, të rinjve dhe vetë shoqërisë sonë.
Po kush është Satanai? Satanai ishte një kryeengjëll që u rrëzua nga qielli. Ai u krijua nga Perëndia si një krijesë shpirtërore me emrin Eusfor (engjëlli i agimit), por ai nuk qëndroi në vendin që e vendosi Zoti, u krenua në veten e tij sa donte të ishte i njëllojtë me Perëndinë. Në Bibël na thuhet qartë për marrëzinë e tij krenare dhe për rënien e tij të tmerrshme nga vendi i lavdishëm, ku e kishte vendosur Perëndia. Nga Eusfor u quajt Lucifer (engjëlli i errësirës), nga mik i Perëndisë, u quajt Satana (armik) dhe djall (gënjeshtar). Ai dhe engjëjt rebelë që u rrëzuan bashkë me të u quajtën demonë (ose të ndarët). Ai është gënjeshtra dhe ati i gënjeshtrës, gënjeu veten, engjëjt, gënjeu dhe dy njerëzit e parë Adamin dhe Evën në kopshtin e Edenit.

4 Likes200 views
Kur njeriu dëgjoi djallin, ai u nda nga Zoti, që është burimi i jetës dhe kështu u bë një qenie e vdekshme, fizikisht shkon në dhè, dhe shpirtërisht shkon në ferr i burgosur prej satanit, prandaj për këtë arsye, djalli quhet “njerivrasës që nga fillimi” (Jn. 8:44). Ai është princi i kësaj bote mëkatare të fituar me dredhi dhe quhet “zotëria” i errësirës dhe i ferrit, vend i kundërshtimit të dashurisë së Perëndisë dhe si rezultat i mundimit të përjetshëm. Ai është një qenie personale e padukshme, sepse është frymë, por i dukshëm nga veprimet e tij. Atje ku ka një mendim, dëshirë dhe veprim mëkatar, frymëzuesi dhe regjisori i padukshëm është ai dhe aktorët njerëzit.
Ai e urren njeriun dhe e sulmon që në ngjizjen e tij, sepse tek njeriu në çfarëdo stadi të jetës ai shikon ikonën e Perëndisë dhe meqenëse e ka humbur përballjen me Perëndinë në qiell, kërkon ta hidhërojë Atë me rebelimin humbjen e njeriut në tokë, kjo është arsyeja pse djalli dhe njeriu janë në një luftë për jetë a vdekje. Ai është një fuqi e keqe, që nuk duhet neglizhuar dhe është e vështirë për ta luftuar, sepse është i padukshëm, dinak me përvojë shekullore, me ushtri të madhe demoniake dhe e lufton njeriun në mendime, dëshira, veprime që njeriu që ai ka më shumë për zemër dhe më afër, ashtu si tundoi Evën, që të hante frutin e ndaluar. “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe pema ishte e dëshirueshme për të zgjuar dikë”. (Zan. 3:6) Me këto tri tundime: lakmia e syve, dëshirimi i mishit dhe krenaria e mendjes, ai lufton çdo njeri që nga ngjizja, lindja deri në vdekje. Ai vepron i dukshëm kur i ka harxhuar të gjitha kurthet dhe gënjeshtrat e kamuflimit të tij.
Dy “mrekullitë” më të mëdha të djallit sot janë: e para, është se u ka mbushur mendjen disa njerëzve se ai nuk ekziston si qenie dhe se është një figurë mitologjike e sajuar nga injoranca dhe për të frikësuar njerëzit. Në këtë gënjeshtër të tij bien ateistët, humanistët, panteistët, etj., që nuk besojnë në botën e padukshme shpirtërore dhe ekzistencën e së keqes si person. E dyta, është se ai shfaqet si “zot” i errësirës dhe i ferrit dhe kërkon adhurim. Për këtë gjë ai premton bashkëpunim dhe ndihmë njeriut, që njeriu me anë të diturisë dhe fuqisë së djallit të përmbushë të gjithë egon, lakminë e syrit, dëshirimin e mishit dhe krenarinë e jetës dhe mbas kësaj jete premton të mbretërojë bashkë me atë në botën e nëndheshme. Këta janë adhuruesit e djallit: satanistët, magjistarët, okultistët, spiritistët, apokrifistët. Në të dyja këto mrekulli djalli del i fituar, sepse në qoftë se ai nuk ekziston, as edhe luftohet dhe kjo i jep atij fushë të lirë veprimi. Edhe kur kërkon adhurimin e njerëzve dhe premton bashkëpunim me ata, i largon njerëzit nga Perëndia dhe kështu i mban njerëzit të skllavëruar mbas vetes, jo vetëm në këtë jetë, por sidomos në ferrin e përjetshëm, ku ai pret të shkojë sipas dënimit, që me të drejtë i dha Perëndia: “Qofsh i mallkuar!” (Zan: 2:13).

Fëmijët dhe të rinjtë nga mungesa e përvojës dhe fryma rebele që i karakterizon këto mosha, janë një pre e lehtë për djallin. Mjetet që përdor djalli janë të shumta dhe sidomos ato vizuale. Ai e di se njeriu me anë të shikimit merr 80% të informacionit, këtu ai bën të gjitha përpjekjet që me anë të ikonave të tij të stamposet në subkoshiencën e fëmijëve dhe të pranohet prej tyre si “mik’”. Sot fëmijët bombardohen nga mëngjesi në darkë me personazhe diabolikë, që nuk janë gjë tjetër veçse fytyra të ndryshme të djallit. Nëpërmjet filmave të animuar, personazhet si dragonj ose (dragon ball), zanat, (winx-at), Pitter Pan, Gogu, etj. Në qoftë se ne do të sqarojmë me pak fjalë se çfarë përmbajtjeje fshehin këta persona, të gjithë do të bindeni se fëmijët tanë janë duke parë dhe admiruar djallin çdo ditë nëpërmjet televizionit, që Shën Kozmai i Etolisë (1779) e profetizoi si “kutia” nga e cila djalli do flasë nga shtëpitë tona.
Dragoi është simbol i lashtë mitologjik i përdorur nga babilonezët, grekët, është një simbol për diellin ose dijen e fshehtë. Tek egjiptasit dragoi ose gjarpri ishte simbol i Osirisit (zot i vdekjes dhe i errësirës), i botës së nëndheshme dhe i të vdekurve. Në Bibël dragoi është personifikim i djallit: “…dragoi i madh, gjarpri që quhet djall, ngadhënjyesi i botës u hodh poshtë”. (Zbu. 12:9) Zanat/shtojzovallet janë figurë mitologjike sidomos në Ballkan, rrinë nëpër ujëra dhe pyje, kanë fuqi magjike të bëjnë mirë ose të murosin, brirët e dhive janë mbrojtja dhe dobësi e zanave, ato janë dhe simbol i pjellorisë, prandaj nga kjo vjen dhe etimologjia e fjalës shtatë-zane (trup i bukur). Edhe zanat pasi duken të bukura dhe tërheqëse, në thelb janë djalli, demoni, transformuar si një engjëll drite, i cili rri në ujëra dhe vende të shkreta, ka për simbol të rebelimit të tij brirët e cjapit (Bafometi) dhe tundon njeriun në dëshirat seksuale, ashtu siç na thuhet edhe tek Zanafilla: “…bijtë e Perëndisë (engjëjt e rënë), kur i panë bijat e njerëzve se ishin të bukura, zunë t’i marrin për gra të gjitha ato që u pëlqenin”.(Zan. 6:2).
Piter Pan-i po ashtu një personazh shumë i dashur për fëmijët, është perëndia e pyjeve me këmbë dhe me thundra të çara si të cjapit, me brirë dhe mjekër. Pani, babai i të cilit është Hermesi, zot i fshehtësirës, shpesh përshkruhet si njeriu i gjelbër (jeshil), zoti i bimësisë. Pra, përsëri Pani është një ikonë e djallit, që u rebelua kundër Zotit dhe kërkon të adhurohet si krijuesi i botës, (bimësisë). Gogu është simbol i popullit armik kundër Zotit, të cilët në fundin e kohërave do ngrihen kundër Perëndisë dhe shenjtorëve të tij, ashtu siç nga thuhet tek Zbulesa: “Satani do të zgjidhet nga burgu i tij dhe do të dalë të ngrejë popujt nga të katërta anët e botës – Gogë dhe Magogë – dhe do t’i bashkojë në luftë: numri i tyre është porsi rëra e detit”. (Zbu. 20:7-8)
Një joshje tjetër e djallit për fëmijët është libri “Harry Potter” me autore J.K.Ruling. Libri tregon për një djalë të vogël, që mëson në një shkollë magjie për t’iu kundërvënë forcave të errësirës me anë të veprimeve dhe energjive magjike. Po ta shikojmë me kujdes, në ballin e tij ka shenjën e rrufesë, ajo është shenja e djallit, ashtu siç tha Zoti Krisht në Ungjill: “Ja e pashë satananë që zbriste si rrufe nga qielli” (Llk. 10:18). Ky libër që doli për herë të parë në 30 qershor 1997, është përkthyer në 73 gjuhë dhe deri në qershor të vitit 2013 janë shitur rreth 550 milionë kopje. Duke qenë kjo seri libri prej shtatë vëllimesh, një nga librat më të shitur në historinë e botës. Vetëm një prej këtyre vëllimeve u shit në 11 milionë kopje për 24 orë në SHBA. Sipas autores, e cila është një okultiste (që njeh dhe praktikon ritet magjike), tema qendrore e librit është vdekja dhe rituale magjike, me anën e të cilave mund të arrihet fitorja dhe suksesi. Të shtatë vëllimet e tij janë bërë tetë seri filmash, të cilat kanë grumbulluar një fitim prej 15 miliardë dollarësh. Është bërë edhe një park lojërash për fëmijë që quhet “The wizarding world Harry Potter” (bota e magjisë së Harri Poterit).
Sot fëmijët duke parë dhe lexuar këto, mësohen dhe nxiten t’i fitojnë gjërat shpejt me anë të artit të magjisë, për këtë ndihmojnë edhe reklamat. Ka ca kohë që shfaqet një reklamë në TV, ku paraqitet një burrë që ka një kollë që nuk i pushon dhe përpara tij qëndron një fëmijë me nënën e tij dhe fëmija e shqetësuar nga kolla nxjerr shkopin magjik duke përmendur emrin e ilaçit dhe menjëherë kolla pushon. Sot qarkullojnë nëpër kancelari dhe librari atlase magjie, që informojnë dhe u mësojnë fëmijëve artin dhe formulat magjike. Psh: vetë fjala “ABRAKADABRA” që përdoret herë pas here si një lojë nga fëmijët është një formulë magjike e lashtë e shkruar nga një mjek okultist në vitin 250 P.K. Ajo përdorej për të ndaluar ethet dhe sëmundjet, ishte e shkruar në formën e një trekëndëshi me kokë poshtë dhe mbahej si një nuskë në qafën e pacientit të sëmurë dhe mbas 9 ditësh, ai e hidhte në një përrua. Kjo formulë magjike lidhet me zotin gnostik Abrakas dhe fjalë për fjalë do të thotë “kufoma e Abrakasit”.

22 Likes3,128 views
2 Likes1,019 views

Related

Top Lajm 2453619332368021530

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item