“Cold Response”, NATO nis manovrat në Norvegji, shqetësohet Rusia

Për 48 orë nis në Norvegji stërvitja e quajtur “Cold Response 2016” e vendeve anëtare të NATO-s. Stërvitja që do të kryhet në qyteti...


Për 48 orë nis në Norvegji stërvitja e quajtur “Cold Response 2016” e vendeve anëtare të NATO-s.
Stërvitja që do të kryhet në qytetin Trondelag ka si qëllim përgatitjen ushtarake në rast të ndonjë kërcënimi të mundshëm nga Rusia.
Në të do të marrin pjesë shumë vende të NATO-s me thuajse 15 mijë ushtarakë nga 14 shtete.
Stërvitja do të zgjasë plot tre javë dhe do të ketë trupa amerikanë, belgë, francezë, gjermanë etj.
Objektivi i NATO-s është mbajtja e raporteve “të mira” me Moskën, por kjo stërvitja shihet si një kërcënim nga Moska e cila ka shprehur shqetësimin e saj me anë të ministrit të Mbrojtjes.
Pas kësaj stërvitje NATO ka parashikuar një tjetër në Finlandë në muajin maj.
Stërvitja do të zhvillohet në gadishullin e Hanko, në një pozicion strategjik në Detin Baltik.

Related

Top Lajm 4137863313918785100

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item