Clinton triumfon edhe në Karolinën e Jugut, forcon pozitat

Hillary Clinton arriti një fitore bindëse ndaj Bernie Sanders në Karolinën e Jugut, beteja më e fundit në garën drejt kandidaturës demok...


Hillary Clinton arriti një fitore bindëse ndaj Bernie Sanders në Karolinën e Jugut, beteja më e fundit në garën drejt kandidaturës demokrate për Presidencën.

Në fakt, fitorja e Clintonit pritej dhe ajo i jep një shtysë të fortë drejt “super të martës”, dita kur votohet në 11 shtete për të preferuarit e publikut.

Para mbështetësve të saj që festonin, Clinton tha se tashmë fushata bëhet kombëtare. Sanders pranoi humbjen dhe përgëzoi rivalen e tij, por shtoi se fushata është thjesht në fillim.

Sipas mediave amerikane, me thuasje të gjitha votat e numëruara, Clinton mori 73,5% të votave, ndërsa Sanders vetëm 26%. Sondazhet sugjerojnë se, 8 nga 10 votues me ngjyrë mbështetën Clintonin, një sektor shumë i rëndësishëm për demokratët.

Kjo është fitorja e tretë në 4 gara për Clintonin, pasi ajo fitoi edhe Iowan dhe Nevadën. Ndërsa Sanders është shpallur fitues vetëm në New Hampshire. Në krahun tjetër të spektrit politik, është Donald Trump që kryeson me 3 fitore, ndërsa gjithnjë e më shumë analistë e cilësojnë të mbyllur garën republikane dhe thonë se, Trump do të jetë kandidati për Presidencën.

Data 1 mars, ose “super e marta” kur votohet në 11 shtete amerikane, do të tregojë edhe më qartë se kush do të garojë për Shtëpinë e Bardhë, por që tani mediat dhe ekspertët thonë se dueli do të jetë mes Clintonit dhe miliarderit Donald Trump.



Clinton triumfon edhe në Karolinën e Jugut, forcon pozitatHillary Clinton arriti një fitore bindëse ndaj Bernie Sanders në Karolinën e Jugut, beteja më e fundit në garën drejt kandidaturës demokrate për Presidencën.Në fakt, fitorja e Clintonit pritej dhe ajo i jep një shtysë të fortë drejt “super të martës”, dita kur votohet në 11 shtete për të preferuarit e publikut.Para mbështetësve të saj që festonin, Clinton tha se tashmë fushata bëhet kombëtare. Sanders pranoi humbjen dhe përgëzoi rivalen e tij, por shtoi se fushata është thjesht në fillim.Sipas mediave amerikane, me thuasje të gjitha votat e numëruara, Clinton mori 73,5% të votave, ndërsa Sanders vetëm 26%. Sondazhet sugjerojnë se, 8 nga 10 votues me ngjyrë mbështetën Clintonin, një sektor shumë i rëndësishëm për demokratët.Kjo është fitorja e tretë në 4 gara për Clintonin, pasi ajo fitoi edhe Iowan dhe Nevadën. Ndërsa Sanders është shpallur fitues vetëm në New Hampshire. Në krahun tjetër të spektrit politik, është Donald Trump që kryeson me 3 fitore, ndërsa gjithnjë e më shumë analistë e cilësojnë të mbyllur garën republikane dhe thonë se, Trump do të jetë kandidati për Presidencën.Data 1 mars, ose “super e marta” kur votohet në 11 shtete amerikane, do të tregojë edhe më qartë se kush do të garojë për Shtëpinë e Bardhë, por që tani mediat dhe ekspertët thonë se dueli do të jetë mes Clintonit dhe miliarderit Donald Trump.
Posted by Tetova News on Sunday, February 28, 2016

Related

Top Lajm 2874103297778178746

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item