Çiftet që kanë bashkuar Kosoven dhe Shqipërinë (FOTO)

Kosovë dhe Shqipëri është plot me dashuri, së paku kështu na bëjnë të mendojmë çiftet që janë nga të dy shtetet. Marina Vjollca dhe Geto...

Kosovë dhe Shqipëri është plot me dashuri, së paku kështu na bëjnë të mendojmë çiftet që janë nga të dy shtetet.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Getoari sapo ka marrë nënshtetësinë shqiptare, por 17 shkurtin ata po e kalojnë në Prishtinë, në shoqërinë e motrës së vogël të Marinës, Luanës. Marrëdhënia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes, derisa u bë e qartë se ata nuk kanë asgjë për të fshehur.
Vesa Luma dhe Big Basta

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë: do të jetë djalë! Vesa dhe Big-u janë njohur në Dancing With the Stars 2011 e që atëherë, marrëdhënia e tyre sa erdhi e u forcua. Do të ishte Vesa ajo që do të shpërngulej në Tiranë, ku feston përvjetorin e 8ë të pavarësisë me bashkëshortin e saj, Gerald Xharin.
Inva Mula dhe Hetem Ramadani

Sopranoja e njohur shqiptare dhe biznesmeni kosovar u njohën në 2008-ën, e 4 vite më vonë u bënë prindër të një vajze, Ninës. Ata jetojnë në lëvizje për shkak të angazhimeve të dyanshme; ai si një sipërmarrës me aktivitet në Slloveni e ajo, si një soprano e bazuar në Francë.
Vedat Ademi dhe Dorela

Vedati dhe Dorela janë njohur që në vitin 2003, për t’u lidhur në martesë në 2008-ën. Ademi jeton prej kohësh në Tiranë, ku ka zhvilluar më së shumti karrierën muzikore. Ai është tërhequr gjatë viteve të fundit, ndërsa me Dorelën kujdesen për djalin e tyre 4-vjeçar, Jonartin.
Fatma Haxhialiu dhe Përparim Kadriaj

‘Pepi’ siç e quajnë njerëzit e afërt, i propozoi Fatmës në një revistë shqiptare! Çifti që ka më shumë se një dekadë dashuri, janë bërë prindër të një djali tashmë 1 vjeç e gjysëm, Kian.
Ledina Çelo dhe Naim Kabashi

Naim Kabashi, ish-kampion kick box-i dhe Ledina Çelo janë njohur rreth 15 vjet më parë. Ata jetojnë në Gjermani, së bashku me 2 fëmijët e tyre të vegjël, Elisin dhe Perianën.
Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Prindërit e Mias së vogël janë njohur përmes Facebook-ut, e moderatorja e ‘Takimit të Pasdites’ thotë se u bë shumë kurreshtare për këtë ‘shqiptar që korrte sukses në arenat ndërkombëtare. Bajrami, ish-kampion kick box-i është shpërngulur tani në Tiranë, ku shijojnë një periudhë pushimi së bashku me Mian.
Solid Plast



Kur ndërtoni për të ardhmen, zgjidhni ekspertin më të mirë !Kompania Solid Plast është bërë një sinonim i kualitetit dhe profesionalizmit në prodhimtarinë dhe montimin e dyerve, dritareve, vitrinave dhe strukturave. Përvoja shumë vjeçare dhe profesionalizmi, janë ato që na japin këtë tipar dhe na bëjnë të qëndrueshëm në treg. Për ne e rëndësishme ka qenë dhe do të jetë që puna dhe prodhimet tona të jenë gjithmonë në funksion të nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve.Prodhimi i këtyre produkteve nga materiali i plastikës, për të cilën edhe është profilizuar kompania, kanë bërë një evolucion të suksesshëm në ndërtimtari, dhe kjo ka mundësuar që të ulet kostoja e ndërtimeve dhe sidomos të ulet kostoja e harxhimit të energjisë për objektet banesore, duke mundësuar freski gjatë verës dhe ngrohtësi gjatë dimrit. Ne ju ftojmë për bashkëpunim dhe ju urojmë punë të mbarë.http://solidplast.com.mk/
Posted by Tetova News on Friday, February 19, 2016

Related

Top Lajm 6609747965480204155

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item