Burgoset shkrimtari që kishte përshkruar skena dashurie

Një shkrimtar i ri egjiptian u dënua sot me dy vite burg për “veprime të turpshme” pas publikimit në një revistë letrare të një kapi...


Një shkrimtar i ri egjiptian u dënua sot me dy vite burg për “veprime të turpshme” pas publikimit në një revistë letrare të një kapitulli të romanit të tij ku përshkruheshin skena seksuale, njoftoi një përgjegjës i drejtësisë.

Një lexues i revistës shtetërore letrare Akhbar al Adab kishte ngritur padi për publikimin në gusht 2014 të një kapitulli të romanit “Përdorimi i jetës” nga Ahmed Naji.
“Këto pjesë përmbanin skena ku personazhet përshkruheshin duke bërë dashuri”, njoftoi avokati i autorit.
Në janar, një gjykatë e nivelit të parë e kishte liruar Naji, por Gjykata e Apelit në Kajro e dënoi artistin e ri me dy vite burg për “veprime të turpshme”, sipas një përgjegjësi të gjykatës.

Related

Kultura 2169642175969047137

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item