Burg shqiptarit që mbyti gruan teksa flinin fëmijët. Ja si ndodhi ngjarja

Shqiptari Agim Isaku u shpall fajtor sot nga një gjykatë në Britani për vrasjen e gruas 33-vjeçare Elife Beqa. Gruaja, e cila shkurt...


Shqiptari Agim Isaku u shpall fajtor sot nga një gjykatë në Britani për vrasjen e gruas 33-vjeçare Elife Beqa.
Gruaja, e cila shkurt nga miqtë njihej si Eli, thuhet se kishte filluar një marrëdhënie me një burrë tjetër. Edhe pse kjo miqësi ishte thjesht platonike shkruajnë mediat, burri i saj e kishte kuptuar dhe kishte nisur ta kontrollonte të shoqen.
Isaku i monitoronte telefonin asaj dhe e kishte ndaluar të kishte akses në Facebook.
Ai këmbënguli që ajo të largohej nga një punë që dukej se e pëlqente shumë dhe u bë gjithnjë e më xheloz nga dita në ditë.
E gjithë kjo pakënaqësi ka përfunduar tragjikisht një ditë gushti të vitit të kaluar në banesën e çiftit.
Të enjten e 13 gushtit, në 01:12 policia mori një telefonatë. Nga ana tjetër e telefonit ishte një zë burri i cili tha:
“Unë, mendoj se gruaja ime ka vdekur, kaq”.
Kur u pyet se si kishte vdekur, burri u përgjigj: “Duke u zënë sëbashku, duke luftuar me njëri-tjetrin”.
Oficerët shkuan në vendin e ngjarjes, ku Isaku ishte duke i pritur. Ai u arrestua menjëherë.
Në dhomën e gjumit policia gjeti Elin pa ndjenja në dysheme dhe aty i dhanë ndihmën e parë.
Në vendngjarje ai argumentoi se ishte zënë me gruan dhe ajo kishte marrë një thikë e ishte përpjekur ta sulmonte, por ai e kishte ndaluar.
Zyrtarët gjetën thikën në dhomën e gjumit, por Isaku më vonë pranoi në gjykatë se e kishte vendosur ai thikën aty, para se të vinte policia, për ta bërë më të besueshme versionin që ai do jepte për ngjarjen.
Eli u dërgua në spital në gjendje kritike, por nuk mundi të mbijetonte.
Ekzaminimi pas vdekjes ka përcaktuar edhe shkakun e vdekjes ku përveç shenjave në qafë nga duart që e kishin shtrënguar, viktima kishte pësuar edhe dëmtime të tjera në shpinë dhe në krah, shkruajnëmediat britanike.
Isaku u arrestua në vendin e ngjarjes për tentim vrasje dhe, pas vdekjes së gruas së tij, u akuzua për vrasje.
Kur u intervistua, ai nuk pranoi të përgjigjet për shumicën e pyetjeve duke thënë se ishte i hutuar dhe në depresion.
Ai deklaroi para oficerëve se kishte qenë i martuar me viktimën për 13 vjet dhe ajo qe nëna e dy fëmijëve të tij.

Related

Kronika 5720832966343161301

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item