Biseda ime me Edi Ramën për Pitkinin, sportin dhe kapriçiot e politikanëve

Nga Sebastian Coe* Në fillim të këtij muaji vizitova Shqipërinë, shtëpinë e adoptuar dhe të pranuar për komedianin britanik Norman W...

Nga Sebastian Coe*

Në fillim të këtij muaji vizitova Shqipërinë, shtëpinë e adoptuar dhe të pranuar për komedianin britanik Norman Wisdom. Wisdom, popullariteti i të cilit si “i lumturi me fat” nën kostumin e Pitkinit arriti kulmin e tij në kinematë britanikë ne vitet “50-“60. Puna e tij e fshehtë u zbulua më vonë.
Në shqipëri komediani i vogël ishte një hero kombëtar. Filmat e tij ishin të vetmit nga kinematografia e huaj që shfaqeshin në vendin e mbyllur komunist të diktatorit Enver Hoxha. Edhe në vizitën time të shkurtër emri i tij doli në disa raste.
Unë isha në kryeqytetin, Tiranë, në mbështetje të Federatës së Atletikës për të vendosur një pistë atletike në stadiumin e ri të futbollit.
Në këtë drejtim ishte një udhëtim i suksesshëm, por kjo nuk nënkupton se gjithçka ishte e servitut në tabaka.
Për të shtyrë më tej çështjen takova kryeministrin Edi Rama, një ish-basketbollist që ishte aq i gjatë sa ishte Wisdom ishte i shkurtër.
Këto takime janë shpesh herë të vështirë, por ky ishte ndryshe. Siç është shesh rasti, sporti ishte baza e përbashkët.
Rama ishte një politikan i matur me reflekse mbi sfidat e rrugëtimit të një vendi që më pak se 30 vjet më parë ishte Koreja e Veriut e Europës.
E kisha vizituar Shqipërinë më shumë se një dekadë më parë kur Londra byri kërkesë për të zhvilluar Lojërat Olimpike.
Ndryshimet janë të habitshme.
Arkitektura komuniste ngjyrë gri ka mbetur e ngrirë, por tani është mbytur nga ndërtesa moderne, marka dhe jeta e trotuarit. Kohët e vjetra të komandës dhe kontrollit janë të një bote tjetër tani.
Diskutimi ynë kaloi nga sporti te kapriçot e lidershipit politik në një shoqëri të hapur dhe demokratike. Nga një populizëm ku ora e zgjimit ishte e kurdisur nga shteti dhe qeveria në një shoqëri të lirive personale, por më të konsumuar nga dita në ditë.
Libri i Moises Naim “Fundi i pushtetit” që po e lexoja në avion eksploronte këtë temë në mënyrë më të thellë.
Përmbledhja e traktatit të tij është se ai që qeveris në sallën e mbledhjeve të qeverisë, parlamenteve apo betejave janë më të limituara nga e kaluara në kohën e administrimit të pushtetit. Kjo do të ndodhë së shpejti edhe në sport.
Nuk do të ketë më Sir Alex Ferguson-ë.
*President IAAF, shkrim për “The Telegraph” me titull “Pse nuk do të shohim më një Sir Alex Ferguson
Përgatiti lapsi.al

Related

Opinione 6506447778775208577

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item