Behgjet Pacolli: Hashim Thaçi, tërhiqu sonte nga kandidatura për President!

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shprehur shqetësimin rreth situatës në Kosovë. Paco...


Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shprehur shqetësimin rreth situatës në Kosovë. Pacolli ka shprehur se ndjehet i frikësuar për shkak të situatës së krijuar, ndërsa ka theksuar se më së shumti do e paguajnë qytetarët e Kosovës. Pacolli ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të heq dorë nga kandidatura dhe t’i jap shanse demokracisë, ndërsa nga kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të akordohet për zgjedhje të parakoshme. Ndërsa, nga krerët e opozitës ka këruar që të distancohen nga çdo lloj dhune. Pacolli ka theksuar, se nëse liderët dhe opozitarët në Kosovë tregohen të matur me veprimet e tyre dhe japin zgjidhje civilizuese, atëherë nuk do të mungojë as mbështetja e miqve ndërkombëtare.
Postimi tij i plotë:
Po frigohem shumë që po eskalon situata dhe qytetarët janë ata që do të paguajnë. Nëse jeni burra, nëse e doni Kosovën dhe popullin e saj, veproni;
 
  • A) Hashim, ti tërhiqu sonte nga kandidatura dhe jepi shanse proceseve demokratike, që presidenti të zgjidhet nga qytetarët. Këtë veprim tëndin nuk do ta harrojë historia.
 
  • B) Isë, kontaktoje presidenten dhe akordohu për zgjedhjet e parakohshme. Atë minimale që ka mbetur ende, mundesh me e kthy në favor tëndin dhe të LDK-së.
 
  • C) Albin, Ramush e Fatmir; nëse Hashimi dhe Isa veprojnë, si më lart, ju lutem të respektoni veprimin e tyre dhe distancohuni nga çdo lloj dhune.
 
Kjo është zgjidhja civilizuese që meriton Kosova tani. Kjo zgjidhje do të mbështetet nga miqtë tanë perëndimorë.

Related

Lajme 623835017659833713

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item