BDI: Rruga dhe vizioni i Ali Ahmetit është i pandalshëm

“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme nga viti 2002. Muajve të fundit të gjithë na sulmojnë, na etiketojnë, manipulojnë dhe dezinformo...


“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme nga viti 2002. Muajve të fundit të gjithë na sulmojnë, na etiketojnë, manipulojnë dhe dezinformojnë, me qëllim të na dëmtojnë neve, dhe përmes neve ti dëmtojnë shqiptarët. Por , kot e kanë, sepse rruga dhe vizioni i Ali Ahmetit është i pandalshëm, s’ka kush e ndal betejën tonë për barazi, integrim dhe përfaqësim sa më të madh në jetën institucionale dhe politike”.
Kështu e filloi fjalimin e tij, shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së, Bekim Neziri, në hapjen solemne të Shtabit komunal në Komunën e Tearcës dhe Jegunovcës.
Ai tha se, duke iu falënderuar liderit Ali Ahmeti dhe ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi, u themelua universiteti i dytë shqiptarë në Maqedoni.
Shefi i Shtabit tha se të arriturat e BDI-së gjatë këtij mandati do të prezantohen në takim të madh me qytetarët që do të mbahet më 21 shkurt në qytetin e Gostivarit.
Ndërsa, duke iu drejtuar të pranishmëve, nënkryetari i BDI-së dhe njëherit koordinator i zonës së 6 zgjedhore, Nevzat Bejta theksoi se BDI është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill.
Nënkryetari Bejta para të pranishmëve tha se BDI ka realizuar projekte kombëtare.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe njëherë anëtarë i shtabit qendror, Fatmir Besimi tha se në këto zgjedhje BDI shkon me bindje të plotë se shqiptarët do t’i japin përkrahje maksimale vizionit të kryetarit Ali Ahmeti, liderit të vetëm të shqiptarëve të Maqedonisë.(INA)

Related

Maqedoni 9119701948287372738

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item