Banda e frikshme e Ushtarëve të Odin (VIDEO-FOTO)

Në vendet skandinave shpesh, qytetarët bëhen rojtar të lagjeve të tyre nga krimet duke ndihmuar më shumë policinë. Madje, në Suedi ...


Në vendet skandinave shpesh, qytetarët bëhen rojtar të lagjeve të tyre nga krimet duke ndihmuar më shumë policinë.
Madje, në Suedi shpesh janë vetë banorët që kërkojnë nga policia të mos vijë në zonën e tyre pasi përhapën panik.
Ndërkohë që krimet rriten dhe së fundi edhe për shkak të emigrantëve të shumtë, në Finlandë është krijuar një lëvizje neonaziste e dhunshme, e cila “patrullon” në rrugët e vendit, ndërsa flasin edhe për “pastrim etnik”.
Ata janë vetëquajtur “Ushtarët e Odin”, dhe janë të veshur me xhaketa të zeza që kanë një logo në anën e pasme.
Banda është zotuar se do të marrë masa të drejtpërdrejta për të “mbrojtur gratë, të dashurat dhe fëmijët”.
Lëvizja vjen ndërkohë që emigrantët po stigmatizohen si dhunues të femrave.
Banda pretendon se ka qeliza në Evropë, teksa thotë se po mobilizohet kundër krimit të emigrantëve gjatë muajve të fundit.
Britanikja “MailOnline” ka intervistuar udhëheqjen e bandës dhe ka vizituar selinë e saj të fshehtë, ku ka relikte naziste dhe propagandë për supermacinë e racës.
Ari Kuronen, drejtor i një qendre për emigranët, është thellësisht i shqetësuar.
“’Ushtarët e Odinit’ po na shkaktojnë probleme. Edhe finlandezët janë të frikësuar. Ata janë racistë. Ka vetëm dy rrugë: ose të ndalojnë patrullimin, ose do ketë beteja të rrezikshme në rrugë. Për momentin, askush nuk e di si do shkojnë gjërat”. /DITA/









Related

Botë 471048347418843732

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item