Babaramo replikon ashpër me Armand Shkullakun: Kalemxhi i televizionit të ujërave të zeza, ke marrë 50 mijë euro nga PD

Ilir Babaramo ka reaguar ashpër pas publikimit të një video te Lapsi.al, ku sipas portalit, ai kritikohej nga Rama për pyetjet që i ki...


Ilir Babaramo ka reaguar ashpër pas publikimit të një video te Lapsi.al, ku sipas portalit, ai kritikohej nga Rama për pyetjet që i kishte bërë.
Babaramo replikon me dy drejtuesit e këtij portali, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.
Më i egër Babaramo është pikërisht me Shkullakun, të cilin e akuzon se ka marrë 50 mijë euro nga PD.
Ja replika e plotë e Babaramos, botuar tek Shqiptarja.com:
Përgjigje kalemxhinjve
Është e dyta herë që vihem në qendër të goditjeve nga një portal që financohet nga njeriu që ka marrë peng dy qeveritë e fundit. Duke qenë prej shumë vitesh gazetar e kam menduar se mund të sulmohem për shumë e shumë arsye, por kurrë nuk e prisja me një intensitet të tillë ligësie. Sot në portalin që financohet me paratë e kromit që fali Berisha, me koncesionet që la Rama apo me lejen absurde të ndërtimit në Parkun e Liqenit Artificial që dha Velia, u përpoqën të më shfaqin si një zar të kryeministrit.
Kjo ndodhi pikërisht në portalin e dy prej kalemxhijve të kanalit televiziv të ujërave të zeza të gjithë qeverive. Morën 30 sekonda pamje që unë dhe Rama ishim “off record” dhe ndërtuan një skenar të plotë konspiracioni sikur Rama më tërhiqte veshin për pyetjet, sikur shfajësohesha, sikur diku pas kamerave ishte një i tretë që kishte ndërmjetësuar për intervistën. Kishte shumë sikur. Kush ka parë intervistën time të fundit me Ramën duhet ta ketë dalluar nervozizmin e kryeministrit thuajse pas çdo pyetjeje. Është e fare e qartë se kurrfarë pakti nuk kam bërë para intervistës. I vetmi komunikim që kam pasur me Ramën ishte në kohën kur po vendoseshin mikrofonat.
“Do të pyes dhe për zhvillimet në PS, për deklaratat e Blushit dhe nëse nuk përgjigjesh duke thënë si gjithmonë eja merrni teserën e partisë që të keni të drejtë të më pyesni se çfarë ndodh në PS, do ta mbyll intervistën”, i thashë, ndërkohë që Rama u përgjigj “pyet për çfarë të duash”.
Ky ka qenë i vetmi pakt, nëse mund të quhet i tillë. Personi i tretë që pretendojnë kalemixhinjtë është njëri nga kameramanët , të cilët i bëra shenjë  të më njoftojë kur duhet te hyj sërish në transmetim. Kurrë nuk kam pasur nevojë për ndërmjetës për të ftuarit. Por si ndërtohet dhe mbahet një emision nuk mund ta dinë dy parazitë që vendosin gjoba. Nuk kanë se si ta dinë ata që s kanë krijuar një arkiv të punës së tyre.
Në këto 13 vite që bëj 5 Pyetjet mund ta kem intervistuar Ramën mbi 40 herë. Ai jo e jo por dhe gjithë kryeministrat e tjerë shqiptarë apo të huaj që kam intervistuar nuk më kanë sugjestionuar. Në dhjetëra e dhjetëra orë te 5 Pyetjet , Rama ka pasur momente brilante siç ka pasur dhe performancë copë-copë. Kjo e fundit nuk hyn tek performacat e mira të Ramës. Shfaqte hapur bezdi dhe nervozizëm pas çdo pyetjeje dhe në kohën kur kaluan 30 minutat e para të intervistës dhe unë njoftova reklamat, Rama lëshoi atë “shyqyr” që kalemxhinjve u ka bërë aq shumë përshtypje. Vetëm ata nuk e paskan kuptuar batutën time: këto janë pyetjet.
Sado çalë-çalë ta analizosh batutën thelbi i saj mbetet i njëjtë: këto janë pyetjet e mia dhe duhet të përgjigjesh.
Shkullak,
I kuptoj deri diku gjithë pasojat e parazitizmit par excellence të Bushatit. Ai prej vitesh mundohet të shesë moral, të bëjë karakteristikën e punës së kolegëve. Në fakt i shkon roli shefit të personelit të medias siç i shkonte Huzniut roli i shefit të kuadrit të PPSH-së, por ligësinë tënde kurrë nuk e kam kuptuar. Ramës bjeri nga mëngjesi në darkë , por jo mua. Jo mua se mund të të kujtoj shumë gjëra. Mund të të kujtoj se kurrë nuk kam qenë drejtor i fushatës elektorale të PD në 2007, kur gjithë ndërtuesit u vinë në radhë për financuar. Në fund të asaj fushate e bleve dhe fuoristradën me kilometrazh zero që kushtonte të paktën 50 mijë euro. Apo gabohem?
Ti e di mirë që dinjitetin jam munduar ta mbroj në çdo rrethanë qoftë dhe përballë kryeministrave. Në atë darkën e famshme të Ramës me gazetarët ika në çast vetëm sepse stafi i kryeministrit kishte harruar te vendoste bexhin me emrin tim, ndërsa ti qëndrove pa tu dridhur qerpiku , pa skuqur apo zverdhur dhe kur Rama të tha para gjithë televizioneve që transmetonin live se : “je një hale ku nuk bie rrufeja”. Si frankofon që je duhet ta dish se një fyerje te ngjashme i ka thënë Napoleoni Talejranit. Po ku Napoleoni e Talejrani dhe ku ti e Rama. Vite dritë larg. Nejse, vetëm një gjë ka të vërtetë në këtë krahasim, të cilin s’po ta përmend për arsye etike.
Megjithatë ti qëndrove dhe pas asaj fyerje.
Ndoshta qëndrove me shpresën se Rama më në fund do të ta japë atë lejen e ndërtimit që i kërkon prej 15 vjetësh diku andej nga Garda. Hall i madh është. Dhe halli të bën zar. Por unë nuk kam hall të tillë. Jo me Ramën por me askënd.
Kaq për këtë herë.
Nëse do e vazhdojmë prapë. Të fala Zamos.

Related

Opinione 9030224013151427900

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item