Aty ku nafta kushton 1 cent: Dhjetë vendet me naftën më të lirë

Shoferët e Kosovës do e ëndërronin një çmim të tillë. Përafërisht  1 CENT  paguanin për një litër naftë, të enjten, në vendin amerikan...


Shoferët e Kosovës do e ëndërronin një çmim të tillë. Përafërisht 1 CENT paguanin për një litër naftë, të enjten, në vendin amerikano-latin, Venecualë.
Mirëpo nga e premtja është pezulluar një çmim i tillë nga presidenti Nicolas Maduro, sipas së cilit: një litë Super 95 do kushtojë 6 bolivar - rreth 0.85 euro - pra një rritje prej 6000 përqind.
Venecuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, por përkundër kësaj, vendi ndodhet pranë kolapsit ekonomik me devalvimi i valutës ka arritur në hiperinflacion.
► Një vend tjetër ku nafta është tepër e lirë, është Kuvajti (19 cent për litër), ndjekur nga Arabia Saudite (21 cent për litër).
► Mes 32 dhe 41 cent nafta kushton në shtetet eksportuese të saj si Katari, Brunei, Irani, Omani dhe Rusia.
► Me 0,50 euro duhet ta paguajnë litrin shoferët e Puerto Rico, Bellorusisë, Kolumbisë dhe Panamës, kjo ndikuar kryesisht nga politikat e majta.
► Relativisht e lirë është benzini edhe në SHBA, 0,47 cent, ndërsa në Kanada çmimi është 64 cent.
► Mes 70 dhe 80 cent varion çmimi te vende si Afrika Jugore, Egjipti, Taijlanda, Australia si dhe Xhamajka, Peruja, Mongolia, Kamboxha dhe Kina.
► Ekzaktësisht një euro paguhet në: Serbi, Çeki, Kore Jugore, Luksemburg, Laos dhe Lituani.
Qytetarët bavarezë dhe të Sachsenit në Gjermani, që jetojnë pranë kufirit me Çekinë mund ta blejnë benzinin për rreth 20 cent më lirë në shtetin fqinj, ngjashëm si banorët e rajonit të Peshkopisë dhe Pogradecit në Maqedoni.
► Në Gjermani një litër kushton 1,21 që është relativisht e lartë. Ngjashëm është edhe në Uruguaj, Barbados, Kuba, Turqi dhe Irlandë.
► Vendet tjera anëtare të BE, si Finlanda, Suedia, Britania e Madhe dhe Greqia për një litër paguajnë mes 1,30 dhe 1,32 euro.
► Dhjetë vendet më të shtrenjta të benzinit janë: Portugalia (1,32), San Marino (1,33), Majote (1,36), Izraeli (1,36), Danimarka (1,38), Italia (1,38), Norvegjia (1,45), Monako (1,47) si dhe Holanda (1,48).
► Momentalisht më i shtrenjtë nafta paguhet në Hong Kong(1,76).
Për krahasim Shqipëria ka çmimin e litrit 1.12 cent, Kosova 0.90 cent, ndërsa Maqedonia 0.66./Bota sot



Related

Bota 9019238448308802355

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item