Armë përmes Facebook-ut, ja si furnizohen terroristët

Luftëtarët rebelë sirianë po përdorin Facebooku-n për të blerë dhe shitur armë të rënda, automatikë dhe municione, përfshi edhe raketa...


Luftëtarët rebelë sirianë po përdorin Facebooku-n për të blerë dhe shitur armë të rënda, automatikë dhe municione, përfshi edhe raketahedhëset që ishin dhënë si furnizim nga CIA.
Një postin në një faqe në Facebook tregon një granatahedhës AGS-17 të epokës sovjetike, që shitet për 3,800 dollarë. Një prej mesazheve në faqen e Facebook thotë: “Shpejt miq, me duhet një pushkë me silenciator”.
Në mënyrë tronditëse, investigimi i mëtejshëm tregon se disa prej përdoruesve që janë aktivë në faqe shfaqin mbështetje për grupet xhihadistët që kanë lidhje me al-Qaeda, si Ahrar Al-Sham dhe Fronti Islamik, duke ngritur shqetësime të mëdha se armët mund të përfundojnë lehtësisht në duart e terroristëve.
Ahrar Al-Sham ka qenë i përfshirë në masakrën e 190 civilëve alavitë në Latakia, në Sirinë veriore në gusht të 2013-s.

Related

Bota 6184005571748792971

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item