Ardit, je në fushën e gabuar

Nga Mentor Kikia Intervista që Ardit Gjebrea kishte zhvilluar (në fakt ishte më shumë se intervistë, pasi Gjebrea ishte vetëburgos...

Nga Mentor Kikia


Intervista që Ardit Gjebrea kishte zhvilluar (në fakt ishte më shumë se intervistë, pasi Gjebrea ishte vetëburgosur në dhomën e Marian Rrokut), ngjalli, ashtu siç mund të pritej, shumë reagime.
Lexues të shumë në rrjetet dhe mediat sociale ishin të revoltuar për faktin që një vrasës, që iu mori jetën një vajze të re dhe nënës së saj, shfaqet një orë në ekran.
Padyshim, sic është e kuptueshme, nuk mungonin edhe sharjet ndaj Gjebresë.
Në fakt, intervistimi i protagonistëve të krimit nuk është një gjetje e re gazetareske.
Eshte praktikë kudo, por ka një problem.
Njeriu që e interviston duhet të jetë shumë profesionist. Nuk duhet të sygjestinohet jo vetëm nga personazhi, por edhe nga mjedisi.
Dhe burgu është një mjedis që të sygjestionon. Eshtë një tjetër botë aty dhe mendon se thjeshtë përcimi i asaj bote, përmes ekranit apo gazetës, është mision i përmbushur.
Gjebrea është një profesionist i shkëlqyer për atë që bën.
Por në atë intervistë ishte në territor të huaj.
Ai ishte përpjekur të sjellë njeriun që është brenda një vrasësi.
Edhe loti që i pikoi, ndyrshe nga ç’e akuzojnë, nuk ishte për jetën e Marianit, por për letrën që i biri i dërgonte të atit.
Dhe fëmijët janë njësoj të pafajshëm, edhe ata të vrasësve edhe më të mëdhënj.
Në këtë kuadër unë intervistën do ta quaja thjeshtë jo profesionale. Gjebrea nuk ka nevoje për audiencën e Marian Rrokut.
Sa për median shqiptare….këtu dua t’i përvesh mëngët mirë.
Ka qenë një përbindësh i vërtetë. Deri në neveri, gazetat më të mëdha kanë intervistuar me radhë vrasës si Jaho Salihi, duke na e paraqitur edhe si showman, Zani Caushi, Gaxhai etj etj. Duke treguar me detaje se sa kanë vrarë dhe si i kanë vrarë viktimat e tyre.
Pa asnjë përpjekje për të depërtuar në psikologjinë tyre, për të përcjellë mesazhe që të tjerët të mos bëjnë ata që kanë bërë ata, por vetëm e vetëm për sensacion.
Kanë intervistuar viktima-autorë si Nazime Visha, duke e pyetur se sa orgazma arrije kur bëje dashuri me dashnorin-viktimë, që në moshën 14 vjeçare.
Një horror!

Related

Opinione 5348050010839182703

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item