Analistët: Mund të priten skenarë incidentesh

Kërkesa që funksionarë dhe ish-funksionarë të pushtetit të shfaqen para gjykatave dhe të dëshmojnë akuzat për krim dhe korrupsion, mun...


Kërkesa që funksionarë dhe ish-funksionarë të pushtetit të shfaqen para gjykatave dhe të dëshmojnë akuzat për krim dhe korrupsion, mund ta çojë vendin në situata të reja me incidente ndëretnike dhe ndërfetare. Kështu vlerësojnë ekspertët Ismet Ramadani dhe Xhabir Deralla, sipas të cilëve, funksionarët e kësaj qeverie, për të ruajtur pushtetin, gjithmonë e kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve duke shkaktuar konflikte ndëretnike dhe ndërfetare.
Analisti Ismet Ramadani thekson se mund të priten incidente për shkak se pushtetarët janë duke e parë se proceset që po zhvillohen do t’i lënë pa pushtet.
“Veprimet do të jenë iracionale të tyre, të papërgjegjshme dhe do të shfrytëzojnë çdo moment, çdo rrethanë që të krijohen situata për incidente edhe ndëretnike, ndoshta edhe skenarë tjera vetëm e vetëm për të destabilizuar shtetin me atë që sipas tyre gjithnjë, mund të nxirren ose mund të kalojnë më lehtë në krejt këtë situatë”, tha analisti Ismet Ramadani.
Ndërsa analisti tjetër Xhabir Deralla ka deklaruar se kjo periudhë mund të jetë mjaft delikate, pasi mund të pritet thellimi i tensioneve ndëretnike ndërfetare. Sipas tij, edhe refugjatët mund të jenë adut në duart e pushtetarëve që të mund ta nënçmojnë opinionin.
“Atë që ne e shohim tani është një moment serioz në të cilin qytetarët nuk duhet të nënshtrohen në provokime, ashtu siç u kundërvunë me sukses provokimit në Kumanovë, respektivisht gjatë krizës së sigurisë ose luftës së vogël, e cila ngriti shumë dyshime dhe jami sigurtse është lëndë e hetimeve serioze”, tha analisti Xhabir Deralla.
Megjithatë, analisti Ismet Ramadani, thekson se tash qytetarët janë shumë të vetëdijesuar, me vetë faktin se kanë filluar proceset gjyqësore dhe fajtorët do të gjykohen.
Analistët theksojnë se në këtë aspekt  një rol shumë të rëndësishëm ka edhe faktori ndërkombëtar, i cili do të gjejë mekanizma dhe  forma të veprimit për t’u dhënë hapësirë politikanëve të përgjegjshëm dhe për t’i hequr nga loja qeveritarët e inkriminuar. Sipas analistëve, në këtë mënyrë, dalë nga dalë do të eliminohen edhe elementet destruktive që nxisin incidente ndëretnike dhe ndërfetare.

Related

Top Lajm 7253303941016443876

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item