Analistët: Ahmeti dëshmoi besnikërinë ndaj Gruevskit

Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare për më 5 Qershor nuk e zgjidh krizën politik, por vetëm e shtyn atë në një periudhë të paca...


Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare për më 5 Qershor nuk e zgjidh krizën politik, por vetëm e shtyn atë në një periudhë të pacaktuar, thonë analistët politik. Këtë konstatim ata e mbështesin edhe më tepër në faktin që vendimi u mor vetëm nga dy partitë në pushtet, VMRO dhe BDI. Sipas Mersim Pollozhanit, kusht për zgjedhjet janë reformat dhe jo data. Ndërsa përveç kësaj, Albert Hani thotë se deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të duhet të zbardhen edhe të gjitha dyshimet për keqpërdorime dhe veprimtari kriminale.
“Gruevski këtë që ndodhi e lexon ndryshe. Ai  5 qershorin e shef si një datë fikse, pa përmend fare kushtet, domethënë nuk do të diskutojë kushtet. Kështu që çështja e plotësimit të kushteve akoma ka ngelur e hapur”, thotë analisti Mersim Pollozhani.
“Politikanët nuk duhet të përqendrohen në caktimin e datës, por më tepër do të përkushtohen në kohën e cila ju nevojitet partive për të mbuluar, ose nga ana tjetër për të zbuluar fëlliqësirat që i kanë bërë në të kaluarën partitë politike”, thotë nga ana tjetër Albert Hani.
Deklarata e mbrëmshme e ish kryeministrit Nikolla Gruevski se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka premtuar që do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 Qershorit, sipas Pollozhanit dëshmon vetëm vazhdimësinë e aleancës mes Ahmetit dhe Gruevskit, duke mos marrë parasysh kushtet dhe kriteret për zgjedhje.
“Ky është edhe një fakt që vërteton koalicionin e fortë VMRO-BDI. Ata edhe më tutje ngelin besnik ndaj njëri tjetrit. Kjo që ndodhi mbrëmë nuk ka qenë iniciativë vetëm e BDI-së, por ka qenë një marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-së”, thekson Pollozhani.
Ndërkaq, analisti Albert Hani thotë se reterimet e fundit të Ahmetit nga qëndrimet e tij, si ajo për zgjedhjet e 24 prillit, dëshmojnë se edhe premtimi i mbrëmshëm mbetet i pafuqishëm. Hani thotë se fjalën e fundit e kanë qytetarët të cilët kanë forma të ndryshme për ti detyruar politikanët, njofton Shenja.
“Shembujt e fundit na tregojnë se këtu premtimet nuk kanë vlerë të madhe. Shembujt e fundit na tregojnë se çpërveç aktorëve kryesorë, partive dhe komunitetit ndërkombëtarë, në fyund të fundit ndodhen edhe qytetarët të cilët do ta sjellin vendimin e fundit për caktimin e datës, me ose pa dhënë sinjale drejtuar partive politike, që nënkupton se në të ardhmen mund të presim edhe protesta dhe pakënaqësi nga vetë qytetarët”, thekson Hani.
Analistët thonë se marrëveshjet mes dy partnerëve të koalicionit për caktimin e një date fikse për zgjedhjet pavarësisht krijimit të kushteve, rrezikon të fus vendin në një krizë edhe më të thellë se kjo e fundit, nëse deri atëherë nuk përmbushet marrëveshja e Përzhinos dhe rekomandimet e Pribes.

Related

Top Lajm 5878589579134926163

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item