Amerika ashpërson sulmet, vret liderin e ISIS në Libi dhe 38 persona të tjerë (FOTO)

Një sërë sulmesh të ashpra janë kryer sot nga avionët luftarakë amerikanë ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Nga sulmet rapo...


Një sërë sulmesh të ashpra janë kryer sot nga avionët luftarakë amerikanë ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Nga sulmet raportohet të jenë vrarë të paktën 38 persona. Sulmet kanë goditur një kamp të ISIS në lokalitetin Sabratha, rreth 70 kilometra në perëndim të Tripolit. Autoritetet amerikane deklaruan se ka të ngjarë që sulmet të kenë vrarë ekstremistin e hershëm tunizian, Noureddine Chouchane. Chouchane ka qenë i lidhur me dy sulme të kryera vitin e kaluar në Tunizi, përfshirë atë ku mbetën të vrarë 30 shtetas britanikë. Shteti Islamik ka qenë aktiv në Libi për rreth një vit dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi në këtë vend ka rreth 6 mijë luftëtarë. Libia mbetet në kaos prej më shumë se 4 vjetësh që nga rrëzimi i pushtetit të liderit Muammar Gaddafi dhe pushteti aktual po sfidohet nga një numër grupesh terroriste, mes të cilëve ISIS. Pentagoni e ka cilësuar Chouchane si një luftëtar me eksperiencë që ka ndihmuar nëlvizjen e grupeve të militantëve në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë. Sipas raportimeve të BBC, në sulmet ajrore u përdor edhe infrastrukturë ushtarake britanike, si bazat ajrore të saj, por edhe avionë. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, deklaroi se e mirëpret këtë nismë dhe se personalisht kishte autorizuar përdorimin e bazave britanike.



















Related

Top Lajm 8015354785378849298

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item