Aleppo si Stalingrad: 4 frontet e luftës që mund të zgjidhë krizën siriane

Eksperti i Lindjes së Mesme, Erich Gysling (79), thekson se regjimi sirian nuk do ndalë luftën, pasi sipas saj të gjithë grupet rebele...


Eksperti i Lindjes së Mesme, Erich Gysling (79), thekson se regjimi sirian nuk do ndalë luftën, pasi sipas saj të gjithë grupet rebele janë terroriste, ndërsa një fitore e Assadit do sjellte katastrofë humanitare në Siri. Sunitët, sipas tij, kurrë nuk do ndalin luftimet derisa të jenë pjesë e vendimmarrjes, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga interesat ruse. Perëndimi nuk ka koncept të qartë.
Ndryshe njihet si “Nëna e gjithë betejave”, ndërsa ekspertët flasin se Aleppo do caktojë të ardhmen e Sirisë. Katër interesa të mëdha luftojnë për qytetin veri-perëndimor sirian.
Prej 2011 Siria është zhytur në Luftën Civile që u ka kushtuar jetën mbi 300.000 personave, ndërsa rreth gjysma e popullsisë ndodhet në arrati. Filloi si protestë pranë fshatit Daraa në Damask, për t’u përfshirë në gjithë territorin sirian. Pakkush do mendonte se pas pesë vitesh konflikt, vendi do ndodhej në këtë katrahurë, ku secili grup dhe shtet ka interesa ose politika diametralisht të ndryshme. Prej disa javësh, e gjithë vëmendja është përqendruar te Aleppo, pasi Damasku dhe Homsi, janë në duart e regjimit, edhepse qyteti i dytë ka mbetur gërmadhë. Luftimet në Aleppo janë brutale, po aq sa janë të rëndësihme.
Në këtë provincë veri perëndimore luftohet në katër fronte:
Regjimi kundër rebelëve: Pas fitimi të regjimit në Homs, ata dëshirojnë me çdo kusht të largojnë forcat e mbështetura nga perëndimi prej qytetit më të rëndësishëm. Kjo, pasi nëse rebelët largohen nga Aleppo, atëherë forcat opozitare humbasin pozicion dhe kthehen në forca dytësore.
Irani kundër Arabisë Saudite: Vrasja e kleri al-Nimr kishte pak rëndësi nga interesat prapa skenave mes dy fuqive të rajonit. Irani financon me ushtarë elitë dhe miliarda dollarë regjimin e Assadit, për shkak të sektit të njëjtë, shia. Krahas Iranit, në ndihmë i kanë ardhur edhe Hizbollahu libanez, grupi afgan, “Brigada Fatimide” dhe organizata irakene “Badr”. Ata përpiqen të përfitojnë terren nga grupet rebele të mbështetura nga Arabia Saudite, si grupi selefist “Ahrar al-Sham”.
Rusia kundër SHBA: Rrëzimi i avionit rus nga rebelët e mbështetur prej SHBA, ka prishur bashkëveprimin mes dy superfuqive botërore në Siri. Në këtë të fundit ndodhet baza ushtarake më e madhe dhe e vetme ruse në rajon, andaj ajo bën çështë e mundur për ta ruajtur atë, ndërsa SHBA mbështet forcat, që në të ardhmen, nëse fitojnë, do e largonin këtë bazë.
PKK kundër Turqisë: E mbështetur nga bombardimet ruse,organizata e dalë prej PKK, YPG ka pushtuar territore të shumta nga rebelët. Qëllimi i kurdëve komunistë është të lidhin regjionin e Kobanit me Afrinin, që do krijonte një shtet autonom ose të pavarur kurd në kufi me Turqinë. Kjo është në interesin rus, por Turqia bën çështë e mundur për ta parandaluar. Së fundi Turqia ka bombarduar forcat kurde brenda territorit sirian, ndërsa Rusia paralajmëroi rrezikun e nisjes së LTB.
Nga këto katër fronte shikohet sesa të lidhura janë konfliktet mes njëra-tjetrën, duke pasur parasysh edhe mbështetjen e SHBA-ve ndaj kurdëve komunistë, duke revoltuar Turqinë aleate. Poashtu, dy grupet e trajnuara dhe furnizuara nga SHBA, rebelët dhe YPG, momentalisht luftojnë kundër njëri-tjetrit.
Përfituesit janë grupet ekstremiste
Nga ky kaos dhe dhunë mund të përfitojnë aleanca e deritanishme Damask-Teheran-Moskë. Milicët shia janë duke fituar terren nga Afganistani, Irani, Iraku, Libani dhe Jemeni, ndërsa tani ndikimin duan ta zgjerojnë edhe më tej: drejt Aleppos.
Edhe grupet ekstreme të sunizmit mund të përfitojnë nga kaosi. Shteti Islamik në këto momente mund të “marrë frymë” lirshëm, pasi lufta është përqëndruar në Aleppo dhe jo në Rakka dhe Mosul, kryeqendrat e saj. Kurdët që dikur luftonin ISIS, tani luftojnë rebelët.
Humbësit më të mëdhej në gjithë këtë mesele janë popullata civile e qarkut të Aleppos: plot 2 milion banorë. Ata janë detyruar kohët e fundit, me gjasë edhe në ditët në vijim që të lëshojnë shtëpitë e tyre nga bombardimet e shumta. Së fundi Rusia nuk ka kursyer edhe spitalet nga bombardimi ajror. Gjendja e tyre është e mjerueshme, andaj pritet valë e madhe e refugjatëve në 2016.
Bisedimet e Mynhenit, kanë pak shansë të zbatohen. Teoritikisht ajo duhet të gjejë zbatim prej kësaj jave./BS








Related

Top Lajm 3301814336565176538

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item