AI: Të arrestuarit nga grupi i Kumanovës janë rrahur në burgje

Organizata Amnesty International (AI) ka publikuar raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2015 në 160 shtete dhe terr...


Organizata Amnesty International (AI) ka publikuar raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2015 në 160 shtete dhe territore.

Në pjesën për Maqedoninë flitet për publikimin e bisedave të përgjuara të cilat thuhet se, dëshmuan dhe zbuluan korrupsionin, keqpërdorimin e funksioneve, mashtrimet zgjedhore si dhe përzierjen në sistemin e jurisprudencës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sa i përket lirisë së shprehjes, AI thekson se mbi 2000 gazetar janë vëzhguar dhe përgjuar nga qeveria e Maqedonisë.
“Materialet e përgjuara treguar se qeveria ka financuar mediat proqeveritare si dhe ka pasur një ndikim në përzgjedhjen e gazetarëve dhe përmbajtjen e lajmeve të disa medieve. Sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar”, thuhet në raport.
Organizata përmend edhe rastin e Kumanovës, ku më 9 maj thekson se njësitë speciale policore filluan një operacion të armatosur në Kumanovë.
“Pas këtij operacioni 14 shqiptar etnik dhe 8 policë u vranë, ndërkaq u arrestuan 30 –persona, përfshirë edhe pjesëtarë të ish UCK-së. Disa prej tyre janë rrahur në burgje. Ministria e Punëve të Brendshme i injoronte kërkesat dhe thirrjet për hetim të pavarur.
(INA)

Related

Top Lajm 4776080006723289812

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item