Agonia e Bashkimit Europian! Përplasje frontale Greqi-Austri

Dueli mes Greqisë dhe Austrisë ka vijuar ditën e sotme me kryeministrin Cipras që ka kundërshtuar udhëtimin e ministres austriake Joha...


Dueli mes Greqisë dhe Austrisë ka vijuar ditën e sotme me kryeministrin Cipras që ka kundërshtuar udhëtimin e ministres austriake Johanna Mikl-Leitner drejt Greqisë.
Në takimin ballkanik të mbajtur pak ditë më parë Austria provokoi Greqinë duke mos e ftuar dhe duke ndezur tensionet mes dy vendeve.
Kryeministri grek Cipras ishte i qartë duke thënë se “nuk do të bëhemi Libani i Europës”.
Me refuzimin e Austrisë për të pritur numrin e refugjatëve të propozuar nga BE-ja, i takon Greqisë të mbajë refugjatët deri në gjetjen e një zgjidhje.
Aktualisht në Greqi vijnë 2-3 mijë emigrantë çdo ditë dhe situata po rëndohet.
Austria ka menduar të dërgojë ministren e saj të Brendshme për të diskutuar me Cipras për të kufizuar numrin e refugjatëve të ardhur por është refuzuar kategorikisht nga Athina zyrtare.

Related

Bota 5591729791115019441

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item