Adoleshenti u godit me leva në kokë për komentet në “Facebook”

Adoleshenti i plagosur sot në Dibër, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën është rrahur barbarisht me leva dhe sende të forta pë...


Adoleshenti i plagosur sot në Dibër, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën është rrahur barbarisht me leva dhe sende të forta për komentet në rrjetin social “Facebook”.
Kështu pohojnë burime brenda policisë në Diber. O. Hasi, 17 vjeç u rrah ditën e sotme nga një grup bashkëmoshatarësh në një sherr midis dy grupeve të të rinjve, që si motiv kishin komentet në rrjetin social “Facebook”.
Vilson Meta dhe O. Hasi kishin patur debate në rrjetin social “Facebook” dhe të dy kanë mbledhur shokët e tyre për t’u konfrontuar pas orarit të mësimit.
Të dyja grupet janë takuar dhe në një rrugë dhe kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin. Vilson Meta ka goditur me levë hekuri në kokë O. Hasin, dhe e ka përplasur atë po me kokë në trotuar. Ky i fundit ka dëmtime serioze në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Related

Kronika 103290760370475793

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item