A DO TË KRIJOHET NJË ALEANCË EVROPIANE NË TOKAT SHQIPTARE (NJË ARTIKULL URGJENT DHE I VEÇANTË)

Brahim Ibish AVDYLI : Disa herë kemi qenë në konsultime të ndryshme, prej individëve, prej partive e prej forcave të tjera apo...



Brahim Ibish AVDYLI:


Disa herë kemi qenë në konsultime të ndryshme, prej individëve, prej partive e prej forcave të tjera apo individëve të tjerë evropian, pro e contra, rreth shqiptarëve. Madje nuk e dinë as vetë shqiptarët se ata janë një komb i veçantë nëpër botë, para kombeve të tjera dhe para kombeve okupuese nëpër Gadishullin Ilirik, që të tjerët dinë t`a thërrasin "Gadishulli Ballkanik" për të mbuluar gjurmët e tona, se sa numër shqiptarësh ka bota. A jemi të vetëdieshëm, pas gjenocideve të shumta të armiqëve tanë, rreth e rrotull. Nuk duam të dimë që e kemi një origjinë të hershme historike, prej pellazgëve të parë në Botë e deri më sot. Nuk lexojmë vepra të veçanta historike.
Thomë sikur truri i jonë nuk i pranon veprat "aq të vjetra"; nuk i kupton drejtë ato; janë diçka që flasin "për yjet nëpër qiell"; ëndërra, që nuk kapen me dorë. Dhe, a e dimë vërtetë se çfarë përpjekjesh bëhen kështu, për të na mbajtur të lidhur?...
Armiqtë e shumtë kombëtare, të mobilizuar fort kundër nesh, bëjnë çmos për të na lënë ne, shqiptarëve, të ardhur nëpër histori "pas tyre"; sikur "jemi të ardhur më vonë"; paskemi një "gjuhë" përmes alfabetit të shkruar, pas Kongresit të Manastirit, më 1908; të një gjuhe e cila i ka rrjedhat e veta, madje pas "formulës së Pagësimit", në vitin 1462, etj.; dhe nuk duam të mësojmë më shumë.
E kjo nuk është aspak e vërtetë! E vërteta fillon e niset prej shqipes, që është prej origjinës së parë të pellazgo-ilirëve, që flisnin këtë gjuhë, për të mos thënë se prej Babilonisë së vjetër, me ndërtesën e parë e më të madhe në botë, e deri më sot, njeriu i ynë e fliste kurdoherë po këtë gjuhë, por ai e bëri gabimin e pafalshëm me ndërtesën e madhe të Babilonisë, që të matej me Zotin, dhe e muar dënimin më të madh të Zotit, që zgjati më tepër se 30`000 vite. Çdo gjë që do të marrim dhe të bëjmë për kombin shqiptar, pellazgo-ilirëve, që janë arbër, arban, arbëresh, arvanit, alban dhe arnaut, na shpie në logjikën e prishjes së kombit tonë; të shkatërrimit të tij, si gjeneratë e vjetër njerëzore. Dalja e këtyre pjesëve nën emra të "kombeve", e që janë "pseudokombe", është fakti që nuk e përfillin asnjë kriter që të quhen "kombe". Nuk lënë asgjë pa përdorur vetëm që të shkombëtarizojnë kudo nëpër botë kombin paraprak. Një pjesë e tyre tani nuk e folin gjuhën shqipe, por i realizojnë ato që armiqtë tanë dinë t`i nxjerrin nga vetja. Ata që e kanë themeluar botën, "e harrojmë" gjuhën shqipe dhe bëjnë prova për të na zhdukur, që vinë brez pas brezi prej nesh, dhe që janë pjesë e transformuar e jona, prej gjakut tonë të tradhëtuar. Ata janë të betuar kundër nesh, madje bëjnë çmos për të "shpikur" gjuhën artificiale, si gjuhën e vërtetë pellazge, me parashtesa e prapashtresa të ashtuquajtura "greke", me os, ois, is. Nëpër duart tona është krijuar kjo "gjuhë" nga Kadmi, që e thërrasin "ndryshe", si "themelues të gjuhës sonë", por që është "gjuha greke", e cila nuk ka qenë "gjuhë zyrtare", dhe është futur me dredhi e me forcë nëpër histori. Gjuha greke është gjuhë artificiale, deri në vitin 1000 të erës sonë, e pështjellimet e saj vinë radhazi për të mos u parë në arenën e madhe botërore. Dhe, kështu vazhdon ajo sikur është "e para gjuhë e kulturës", sado që është "zbuluar" gjuha sakskritishte, e deri në më të renë, gjuhen latine. Këto gjuhë ishin "gjuhë artificiale", gjuhë të shtresave sunduese e të privilegjuara. Gjuha greke jeton deri më sot, por nuk ka "komb" të vërtetë "grek", pas arvanitasve, që janë shumicë, por ende nuk mund të dëshojnë këtë çështje.

Shqiponja me stemën ilire e cila është sot flamur i Turqisë;

I ashtuquajturi "grek" e fillon luftën anishqiptare, por vazhdohet prej sllave të të gjithë "ballkanit" e vazhdon më tutje i nxitur prej rusëve dhe bashkohet me Turqinë sunite. Po e them edhe njëherë se edhe drejtimi islam sunit i ka magjitë kryesore e të fshehta me ordoksizmin, paraprakisht ortodoksizmin e sllavëve të Ballkanit e të Rusëve, sepse Sulltan Mehmeti i II-Pushtuesi e muar me vrasje Konstantinopojën, sot Stambolli, me 25 maj 1453, me ç`rast e futi në dorën e ligë Patrikanën Ekumene të Konstantinopojës. Më parë ka qenë në dorë të të ashtuquajturës "dorë greke", e cila nuk ishte greke, por saraqenët e bardhë, pellazgo-ilirët sundimtarë, e me këte, po themi edhe njëherë, se ata kanë qenë ilir, pra ishin shqiptarë dhe arvanitars, pra udhëheqësit e tyre.[1] Rryma e tretë është ISISI, ajo që është futur në luftëra me botën perëndimore, kryesisht me SHBA-në dhe NATON, duke u mbështetur nga Rusia dhe Serbia. Në njëren anë duan të shpikin kudo të ashtuquajturat "kombe", pa etnitet të vërtetë kombëtar, dhe në anën tjetër islamizmin, pa profetin e tij...
U lus që të keni durim dhe të më lexoni, sepse unë po ua rrotuloj para syve tuaj të vertetën për 180 shkallë. Ju nuk duhet t`i ndëgjoni ata që flasin kuturu, sikur "na e flasin të vërtetën", se "ne jemi themeluar vonë në histori", dhe gënjejnë edhe me gojën tonë, sikur jemi shumë pak, madje mjaft pakë, nëpër botë.

Sipas disa logaritjeve të huaja-shqiptarët në Kontinent të Evropës;

Kombi Shqiptar është kombi që e flet gjuhën shqipe, kriterin e parë të kombit. Pra, ai është shumë më shumë se e kanë dhënë sot disa çerthuj të amiqve tanë, të cilët i kam kritikuar, edhe me shkrim, por nuk marrin vesh, sikur "kombi shqiptar i ka vetëm 10`000`000 pjesëtar në Botë".[2] Ka faqe të tjera që shkruajnë pak më mirë se ata. P.sh. po e marrim faqën tjetër në FB, "Mërgata dhe Mëmëdheu"[3], veçanërisht të cilën e ndihmon Vilma Markaj. Madje, kjo faqe, e ka në vend të atdhedashurisë thënien Vaso Pashë Shkodranit, "Feja e shqiptarit është shqiptaria", të cilën e kam pasur kaherë si moto timen nëpër punimet shkencore.
Vilma Markaj përpiqet të japë të mbledhura shifrat e atyre që deklarojnë se janë shqiptarë nëpër botë. Këto shifra nuk janë aq të vërteta, por po i shtrojmë të gjitha. Vilma Markaj detyrohet t`i mbledhë këto shifra, pa e ditur se regjistrimi i popullsisë sonë, të cilët e njohin veten e tyre se janë "shqiptarë", të bëra nga ana e Ministrisë së Informatave të Republikës së Kosovës, janë mbledhur 20`000`000 në Botë, e prej këtij rasti i kam numëruar 6`800`000 shqiptarë vetëm në Turqi.[4] Ne na jepet gjysma e numrit të tyre, të përmendura më lartë, përmes faqes së internetit.
Një skemë e përhapjes së pellazgëve nëpër Evropë-marrë nga Besir Bajrani;


Te atdhetarja Vilma Markaj na jepet një shifër më e saktë. Nëpër të gjitha shtetet, ku ka shqiptarë, mbledhen gjithsejt 14`015`800 persona. Nëpër ato shtete, të cilat, konsiderohen si amtare, vlenë të përmendet: Shqipëria, që merren 2`800.000; nga Kosova, 1`700`000; Mali i Zi, 32`000, pa i mbledhur viset tjera të Malit të Zi dhe të Serbisë, të cilat quhen "vise tonat" e që numërohen për kah bindja fetare vetëm si "islamiste", d.m. th. Sanxhaku; Serbia, 65`000 shqiptarë; Rumania, që janë tërësisht ilire, por numërohen migrimet e reja, pra10`000 shqiptarë; Bullgaria, që janë vetën 300 të numëruar, e që janë fshatra të tëra me trashëgiminë kombëtare; Maqedonia, 800`000; nga Greqia, numërohen 1`200`000, prej 5`000`000, që duhet t`i ketë dy "shtet", i cili i ka 2/3 e popullsisë arvanitase, që janë arbër dhe shqiptarë, por që e flasin me dhunë gjuhën "greke", e cila është posaçërisht një gjuhë e folur shqipe, me mbaresat, parashtresat apo shtesat e ndyshimet e gjuhës artificiale "greke". Pra, këto bëjnë gjithsejt, 6`607`300, pa i mbledhur në këtë shifër Italinë dhe Turqinë, që i kanë 800`000 deri 1`000`000 shqiptarë dhe 5`000`000 në rastin e Turqisë, të cilat kur t`ia shtojmë këtij numri bëjnë 12`407`300 shqiptarë, pa i mbledhur 200`000 të Italisë, sepse me to do të bënin gjithsejt 12`607`300 shqiptarë...

Evropa e Bashkuar prej vitit 1990-nga libri i atlasit të Dr. Walter Leisering;

Siç thotë një diskutues në faqen e FB te Vilma Markaj, Lon Karrica, "një vlerësim paushal", këtu nuk janë mbledhur disa shtete, si Polonia, Çekia, e Sllovakia, sepse kjo mund të konsiderohet pasi nuk ka as shifrat e veta, pra nuk përputhem me ato shifra që janë mbledhur me rastin e regjistrimit të datës 25.05.1992, të inicuara nga Ministria e Informatave të Republikës së Kosovës, siç e shpjegon diskutuesi tjetër i kësaj faqe, Idriz Sinani. Unë po i referohem një parallogaritje timen, të dhënë aty, që duhet të merret parasysh: për Turqinë, prej 5`000`000 shqiptarë (arnanutë, quhen atje), rreth 6`800`000, që i kemi evidetuar me atë rast, pa i llogaritur 2`000`000 llaz, shurtesë e pellazgëve, të cilët e flasin gjuhën shqipe pa kalkat tona të gjuhëve të krijuara vonë nga gjuha e jonë, në rastin më të mirë janë gjuhët sllave, gjuha greke, gjuha latine dhe turqishtja,[5] (të cilat dihet se i kanë marrë prej nesh pjesët e gjuhës, e jo ne, respektivisht, gjuhën turke e ka krijuar Sami Bej Frashëri); për Maqedoninë, duhet të korrigjohen 100`000 shqiptarë përmes fesë ortodokse, sikurse vllehët, që janë vëllezërit tanë; shqiptarët turq (pra, vetë arnautët islam), prej këtyre duhet të ndaheshin bullgarët e Maqedonisë, si pushtues, të cilët nuk guxojnë të shkruhen si "makedon", sepse Macedonia e vjetër ka qenë ilire; aty do të shtoheshin edhe shtetet e tjera, Bosnja; Kroacia, Slovenia, sepse kanë qenë e janë mbi 50% ilirë[6], jo vetëm me shifrën e Vilma Markaj, që do të thotë se Bosnja ka 5`000 shqiptarë; në Kroaci, 18`000 shqiptarë; në Slloveni, 8000 shqiptarë; duke e logaritur si të vetmen nga tokat e tjera- Hungarinë, me 1`500 shqiptarë; Ukrainën, me 50`000 shqiptarë; më afër, tek tokat e vjetra ilire, Austrinë, me 80`000 shqiptarë; Zvicrën me 300`000 shqiptarë, ndonëse e kam një vepër të botuar, ku shqiptarët janë të dhënë shifrën e korigjuar nga CD-ja, natyrisht përmes numrave të telefonit, rreth 400`000 shqiptar[7], pa u mbështetur në statistikat shtetërore; por Franca nuk është logaritur fare, me të tjerat, si Spanjën, Portugalinë e Hollandën, të cilat i kanë shifrat e veta, e të cilat e mbërrijnë shifrën paushalle mbi 150`000 shqiptarë.

Evropa e vitit 600 të erës sonë-e kopjuar nga Besir Bajrami;

Ajo e ka logaritur këtu vetëm Belgjikën, me 60`000 shqiptarë; Danimarkën, me 12`000 shqiptarë; Anglinë, me 100`000 shqiptarë; Gjermaninë, me 400`000, te e cila e shoh pak "më të rritur" numrin e shqiptarëve, sepse ajo duhet të vi pas Zvicrës; nga shtetet e Skandinavisë: Suedia, 70`000 shqiptarë; Finlanda, me 9`000 shqiptarë, pa e futur në këtë logari Norvegjinë dhe Islandëm.
Këto bashkarisht na e japin për Evropën me Turqinë, sipas Vilma Markaj, gjithsejt 13`770`800 shqiptarë, pa i logaritur paushal ata që na mungojnë, e po e japin për Turqinë, pa i mbledhur llazët; të dhënat paushal për Poloninë, Çekinë, Sllovakinë, Norvegjinë dhe Islandën, të cilat ne po i mbledhim me 10`000 shqiptarë. Atëherë, kjo shifër do të arrinte rreth 15`680`800 shqiptarë për Evropën, me Turqinë.
Kjo shifër për ne, është shumë e rëndësishme, sepse po krijojmë aktualsht apo e fillojmë një forcë të posaçme politike, një parti apo aleancë evropiano-shqiptare, që prej kohës mungon në spektrin partive politike të Evropës, sepse jemi së bashku me EU e me te; sepse njëherë e përgjithmonë duhet të orientohet çështja shqiptare drejt zgjidhjes paqësore e demokratike, pa luftë; paraprakisht tërë Evropa duhet të jetë në këmbë, sepse aty bëjnë pjesë edhe pështjellimet pseudoshencëtarëve të Evropës; ata që janë të mobilizuar prej shteteve që nuk na përkrahin aspak nga Evropa; dhe ata që janë për ne armiqtë më të rrebtë e të praptë antishqiptar.

Një fjalë e vërtetë- sikur të ketë thënë Angela Merkel;

Po i lëmë anash shtetet e tjera të botës, nga të cilat janë mbledhur disa nga Vilma Markaj, si p.sh. SHBA, që e mbajnë në peidestal çështjen shqiptare dhe bëjnë çmos për ne, merre edhe NATO-n, me rreth 2`000`000 shqiptarë, të cilët i ka organizuar prej firmave e deri në Stejt Departament; me Kanadanë, që i mbanë aktualisht rreth 35`000 shqiptarë; Argjentinën, që i mbanë 50`000 shqiptarë, apo në Sirinë, me rreth 10`000 shqiptarë; Azerbejgjanin, me rreth 10`000 shqiptarë; pa i logaritur shtetet e tjera, si p.sh. Pakistanin, Afganistanin e Tagjikistanin, të cilat i kanë rajone të tëra me ilirë, prej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, që ishte ilir dhe e fliste të njëjtën gjuhë prej pellazgëve, gjuhën shqipe, të shkruar me kaligrafinë fenikase të Kadmit.
Pra, ato që ka "logaritur" Vilma Markaj, është shumë e vogël, për tërë botën. Ne po i kthehemi organizimit të levës së Arkimdeit për Evropë.
Këtu nuk bëjnë më punë edhe po të çmendemi ne, partitë e tona të konsumuara, të ngjallura nga e kaluara, të kopjuara nga disa tjera, etj. sepse forcat tona negative janë mësuar të vrapojnë në drejtim të kundërt, pra përmbrapa, negativisht, në vend se të ecin përpara, pra pozitivisht, sikur duan të ngjallin me këtë partitë e forcat që janë dëshmuar deskrutivisht në skenën shqiptare dhe që janë të panevojshme të hargjojmë energjinë tonë, në rastin tonë. Po e them me vetëdije së LDK-ja, PSHDK-ja, UNIKOMB-i; partitë shqiptare e kombëtare "kuq e zi"; Lobi Shqiptaro-Evropian; Lidhja Shqiptare në Botë, Partia e Rimëkëmbjes, etj. nuk janë aq me prespektivë, madje disa i kanë grabitur emrat e tyre prej meje, p.sh. Lidhja Shqiptare në Botë, që e mbanë emrin e dytë "Albanian Worlt Federation", apo Partia e Rimëkëmbjes...
Nuk po futem më thellë: duhet të krijohet logjika e përtërirjes, logjika pozitive, jo negative; e ecjes sonë përpara; e përparimit tonë si komb; e bashkimit të kombit nga trojet tona autoktone shqipfolëse; e unitetit kombëtar por edhe ndërkombëtar, pra të krijohet një forcë e vitalitetit tonë si komb për Bashkimin Europian, sepse këtu jemi, në Evropë dhe për Evropën, së bashku me shumë kombe të tjera, edhe pse prej tyre ka kombe që janë të organizuara kryeput si antishqiptare dhe kundër nesh, por ne duhet t`i ç`armatosim me punën tonë pozitive.
Nuk jemi ne "Lopë race" as për Kosovën; as për Shqipërinë; as për Maqedoninë; as për Kosovën Lindore, që e ngushtojnë ata që nuk na duan të mirën, si "Lugina e Preshevës"; as për Çamërinë, që unë e marr në spektrin kombëtar, me tëpër se është kjo, pra Epirin Jugor; as për Malin e Zi e as për Saxhakun e Serbisë dhe të Malit të Zi, sepse jemi mërgatë e vlerëshme për bashkimin e qetë të tokave tona autoktone në një bashkësi, dhe në anën tjetër, në Bashkimin Evropian.
Ne i kemi kuadrat më të vlershme në Evropë dhe këtu jemi, në Evropë, e të lidhur direkt me Evropën; e nuk do të kenë mundësi ata që duan të kenë "një mundësi" për të na shfrytëzuar, pra klikat e tyre të shumta nëpër Evropë, sepse shfrytëzimi i tyre dhe manipulimi i tyre ka marrë fund, njëherë e përgjithmonë.
Në qoftë se 15 milion shqiptarë në Evropë i vitalizojmë për një politikë evropiane, duke dhënë shembullin tonë për paqe, propesitet, siguri, jetesë të pastërt e ambient të pastërt, me korrektësi, me vitalitet e me gjallëri, do të kthehet bota e nuk do të thotë si gruaja më fortë në botë, Angela Merkel, siç na përshërisin disa në intenet "se janë gënjeshtra të gazetave", e cila thotë se shqiptarët duhet të lirohen nga klikat e korrupsioneve shtetërore e të tjera deri në prill të vitit 2016, ose duhet t`ia mësyjnë detit Adriatik e të bëhen ushqim humanitar për gjallesat.[8]
Ajo ka thënë gjoja në deklarat e saja nëpër internet dhe nuk duhet të habitemi, se janë edhe ata nga fisi arianë.[9] Kjo është e vërteta historike e lashtë. Gjemania duhet të ma njohë si komb i lashtë, sepse jemi vëllezër me gjermanët. Më së paku, dy fiset i kanë të lidhura me ne: gotët dhe albanët. Ne quhemi albanë. Ilirët kanë jetuar deri në Düsseldorf e me rrethinë. Ata kanë lënë gjurmë të pa shlyera nëpër Gjermani. Në Austri e në Zvicër i kemi edhe Alpet e Mëdha. Kudo në Evropë, deri në Spanjë, jemi ne, shqiptarët, bij të ilirëve, nipa të pellazgëve, pa e cekur më tej origjinën tonë.
Martin Çuni, një mik i imi, në Gjermani, një prej atyre që kanë luftuar në Kosovë dhe bashkëthemelues i "Radio Kosova e Lirë" gjatë luftës së UÇK-së, duke folur për mosnjohen e Republikës së Kosovës në UNESCO, "për dy vota mangut", thotë se "për dy vota ka humbur gjuha shqipe në Greqi; për dy vota ka humbur gjuha gjermane në SHBA; për një gabim të vetin ka humbur Napoleoni"-po e vazhdoj unë- në Rusi; "për shumë gabime ka humbur Hitleri", po e them qartazi dhe hapur-nëpër Evropë; "për shumë gabime nuk ka humbur vetëm Serbia dhe shqiptarët kanë humbur pa asnjë gabim!!!"[10]. Ne, kemi bërë aq shumë armiq, duke filluar prej armiqëve më të afërt: Rusisë, Bullgarisë, Bullgaro-Maqedonëve, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë së sotme e të djeshme, që është edhe ajo kundër nesh; dhe, më të madhes prej tyre, Turqinë. Kur t`i kundërshtojme, t`i urrejmë, t`i shtyejmë, t`i bëjmë të gjithë armiqë, atëherë nuk duam te jemi në Evropë dhe kemi ardhur deri te fundi, kemi mbaruar! Është përmbushur thënia e kundërshtarëve tanë të mëdhenj në kontinent, lugati më i rrebtë i saj sot, Rusia, e më i rrebti kundër nesh Greqia, dhe më e madhja e më e pamëshirshmja me fenë islamike sunite-Turqia!!...
Nese nuk mundemi të dalim prej Evropës, dhe nëse jemi për Evropën, ne duhet të bashkohemi me të vërtetë me Evropën. Në qoftë se duhet t`i themi asaj ndonjë fjalë prej nesh, këtë fjalë do t`ia themi afër dhe siç e ka për traditë Evropa, me takt e me kulturë, e jo si bisha e egër e duke i valëvitur para syve flamujt kuq e zi, sepse ajo atëherë e ka një fakt për të kundërshtuar dhe për të ma lënë si "të harruar"...
Një hartë e Bashkimit Evropianë në këtë vit;

Ju thashë që më parë, se kisha disa rekomandime nëpër Evropë, se blloku i tretë që i mungon de fakto është aleanca fetare katolike e krishterë, me seli në Romë, por kësaj nuk mund t`i afrohemi, sepse dy aleancat; e para, alenca e krishterë ortodokse me "seli" të saj në Rusi, Angli dhe në Greqi; dhe e dyta, aleanca islamike, me selinë që i lëvizë nga Turqia e në shtetet e tjera islamike, veçanërisht në Iran, të cilat, janë të lidhura poashtu me të ashtuquajturën "Ballkan", me Rusi e Serbi, sepse edhe aty i kanë farefisnitë e veta, por edhe lidhjet fetare islamike dhe sunite; dhe bota tjetër, duke e përfshirë pjesërisht Francën, tërësisht Spanjën e Portugalinë- aspak nuk e lënë dhe askund të krijohet kjo aleancë, sepse i ngjallë luftërat fetare.
Ne nuk jemi për luftëra fetare, por jemi një komb me traditë të vjetër kulturore. Në qoftë se mendohemi vetëm pak me baballarët tanë, e dimë çka na flisnin ata dhe si na flisnin ata: flisnin mjaft rrallë dhe flisnin burrërisht.
Boshti islamik-ortodoks është shumë i fortë, i ndërlidhur njëri me tjetrin, me mija veprime. Po e marrim vetëm një thënie nga Aurel Dasareti, të dhënë në një gazetë[11]:
"Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët e tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi".
Nga kjo duhet të mbushemi mend. Feja është dukuri sekondare, e kam thënë 100 herë ne shkrimet e mija publike, ndërsa çështja kombëtare është dukuria primare. Duhet të dimë çka na nevojitet të bëjmë, në këtë rast. Evropa edhe pa ne e kundër nesh, do të ekzistojë më tutje. Ajo, është krijuar.
Ne, duhet të këndellemi, të zgjohemi, të shpërlajmë sytë dhe t`a dimë se Evropa do të ecë përpara edhe pa ne. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Koha ecën, nuk rri në një vend. Nuk jemi komb i shpërfillur; komb i prapambetur; komb i ç`rrënjosur nga trojet e veta; pra një komb i paqenë; i egër, i vonë, etj. por është e kundërta.
Një hartë e Bashkimit Evropianë në këtë vit;

Territori ku jetojmë nuk duhet të jetë busollë e ecjes përpara. Ajo po na kufizon. Ne, duhet të organizoheni, pa këta kufinj, nëpër të gjitha viset ku jetojmë, me një formulë të përgjithshme për tërë Evropën. Kriteri i regjionit është kriter lokal; kriteri i jonë duhet të jetë Bashkimi Evropianë; praktika e vërtetë nuk do të jetë forma e veprimit, por kualiteti; mendimi kombëtar nuk do t`i hidhet Evropës si bombë, por ai do të jetë mendimi ynë kreativ, natyrisht me përmbajte kombëtare.
Duhet të mësohemi vetë nga mënyra e re e mendimit, pra nga e reja, jo nga puna kolektive, por nga kualiteti i punës vetiake. Në fillim të këtij shkrimi është edhe një fjalë, nga Aurel Dasareti, i të njëtës gazetë, që duhet theksuar:
“Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maska-renjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj t`a njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar"[12] Gjumi i tepruar është edhe fakti se po shkojmë kuturu, sikur të zgjuar- por me sytë e mbyllur; që shohim pas, në vend që të shohim përpara, e po merremi me organizime të kota e të kahershme, në vend se të themelojmë një aleancë të re të zgjimit tonë, në Evropë. A është parti, lob, aleancë, lidhje, tani nuk mund të themi, por do të jetë demokratike dhe shqiptaro-evropiane.
Këtyre ditëve, kemi marrë disa thirrje, apele, e lexuar shkrime rreth organizimit të mërgimtarëve, se do të krijojmë menjëherë "lobin shqiptar", siç e ka krijuar ate edhe Joseph DioGardi në Amerikë. Për Evropë, ne mund të krijonim degën e tyre, por jo të krijonim një "lob" të ri për Evropën, sepse e dimë çfarë tensioni të lartë ka patur Serbia, që t`a fusë dorën e saj në mes të shqiptarëve.
Ne, duhet të kursejmë këtë investim të Serbisë në Evropë, kur e dimë se Serbia ka bërë ç`është e mundur që të vie me lakenj të saj deri në qendër të Evropës.
Po t`i marrim vetëm apelet e Skender Shalës, në Zvicër, do të shohim se ai në të vërtetë dëshiron të themelojë një "lob" për Kosovën, por "lobi" nuk duhet të kufizohet vetëm në një ndarje administative të tokave shqiptare.[13]
Shteti shqiptar është para Kosovës; para Maqedonisë shqiptare; para Çamerisë dhe Kosovës Lindore; para Sanxhakut; para tokës shqiptare të Malit të Zi; dhe ata që kuptojnë rolin e iniciativave në bazë të nivelit rajonal, do ta kuptojnë se është vetëm një insiativë lokale me diapozon ndërkombëtar. Kjo do të thoshte të ngriteshe mbi një kodrinë të vogël të një province e të bërtasësh në nivelin evopianë. Ata e dinë se këto ndarje gjeografike rajonale të tokave tona amtare, është bazë për thirrjet tona në atë nivel, e cila duhet të aktivizohet edhe në nivelet e tjera gjeografike. Pra, në qoftë se thirret "në nivelin kombëtar", duhet paraprakisht të keshë një nivel të tillë. E dyta, kjo ndarje rajonale e gjeografike, është logjikë e ndarjes dhe e shkatërrimit të tokave tona; e shkapërderdhjes së energjisë sonë kombëtare nëpër terene të vogla, dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me logjikën e përparimit, e zhvillimit dhe bashkimit të kombit. Në qoftë se ne kemi një rini shumë të mirë, siç thotë Skender Shala, në atë shkrim,[14] pra një gjeneratë të shkëlqyeshëm ekspertësh, që kanë specializuar edhe në shtetet më të zhvilluara perëndimore, atëherë duhet të krijohet një "lob" i tillë jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha tokat amtare, sepse nuk është uj ku notojnë këta peshk të mëdhenj. Peshku i ynë shqiptar duhet të notojë nëpër oqeane, jo nëpër përronj. E mora si shembull Skender Shalën, të cilin e njoh, siç e njoh Himë Shalën, apo Miftar Shalën. Ai i ka kushërinj. Ne, po e marrim një tjetër prej kësaj inicitaive, Xhafer Ahmetaj nga Novegjia, prej tërë mërgatës mbarëshqiptare.
"Ky skllavërim mentaliteti", siç thotë Xhafer Ahmetaj, [15] "duhet stopuar", jo për tërë mërgatën mbarëshqiptare, por nëpër të gjitha ndarjet administrative të tokave tona. Jo të krijojmë "Lobin e mërgatës mbarëkombëtare", por të krijojmë levën partiake të mbarë kombit shqiptar, në drejtim të Evropës. Jam mjaft i qartë!...
Sado që janë miqtë e mi, Skender Shala, Xhafer Ahmetaj, sikur Skenderbeg Klaiqi, Sami Fejza, Musa Tolaj, Asllan Dibrani, Erjon Elezi, shefi i Portalit të dhënë nga ne, "Shqipëria Jonë", etj. u detyrova t`ua nënvizoj një nëvizim të qartë se nuk duhet imituar apo kopjuar emërtimet e mëparshme, si p.sh. Lobi, sepse kjo ka qenë një gjë e arësyshme në Amerikë (SHBA), por jo në Evropë, sepse kontinenti është ndryshe, ka armiq më të mëdhenj, si Rusia, Serbia, Greqia, Turqia. Lobi nuk mund të kthehet në forcë, ndërsa partia, lëvizja apo lidhja mund t`i ndërrojë mjetet e veta.
Miku im, Xhafer Ahmetaj, më është përgjegjur menjëherë se "çështjen e kopjimit e të emërtimit e mbronë vetë ligji", ndërsa mendonte se "në rastin e shprehjes Lob, nuk ka të bëj asgjë me kopjim apo thyerje ligji". Por, po i shpjegojmë se kjo gjë është një analogji e vërtetë krijimi sikur të krijohej "Lobi shqiptaro-evropian".
Ai e kishte si propozim "një kulm organizativ", për mërgatë. Në tubimin e radhës shumica vendos për emrin, platformën dhe detajet e tjera. Pra, "thirrja për unitet nuk është ideologji e re dhe e askujt", është "një thirrje e sinqertë nga halli i madh i kohës dhe nevoja për një autonomi për mërgimtar"-siç thekson ai, sepse "jemi të lodhur nga organizatat politike që luftojnë interesat familjare e klanore!".
Prandaj, po e përfundoj, se kundërshtarët tanë dhe këlyshët e tyre nëpër tokat shqiptare, po na e fusin në kokë të dhënen kryesore e të qëllimtë të tyre, që ne të organizojmë "një Lob për mërgatë", sepse edhe ata kanë marrur prej nesh sa kanë dashur, dhe duan "të harrojnë" me qëllim, se mërgata jonë ka një dorë mjaft të lartë të shqiptarëve dhe vetë mërgata është diapozoni i dy të tretave të shqiptarëve!!...
Në Amerikë nuk kanë jetuar dy të tretat e shqiptarëve, e në Evropë janë dukshëm më shumë, pra janë 15`000`000 shqiptarë. Evropa është vendi ku jetojmë...
Po e them hapurazi se nuk jemi për "Lob", por personalitete dhe forcë politike, të reja e të papërdorura, që kur të "ngulemi" krahas veprimtarisë së të gjitha forcave politike rajonale shqiptare, do të bëjmë një BUM të madh, në Evropë!
Ne nuk na frigon askush dhe nuk i jemi friguar asnjëherë askujt. Do ta themi fjalën tonë, pa marrë parasysh se a do të na ndëgjojnë dikush, apo jo!...








[1] Shikoni të gjitha punimet e mija, në radhë të parë, të gjithë artikujt për "Maqedoninë shqiptarë", në faqen provizore http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-11/.
[2] Shiko faqen e tyre, të cilën e kam kritikuar disa herë, e ata vazhdojnë më tutje, pa e marrë vesh këtë çështje dhe e mbajnë faqen e tyre në FB "10`000`000 SHQIPTARË NË BOTË", te http://www.facebook.com/10000000-SHQIPTARË-NË-BOTË-166376510108140, të krijuar me 6 shtator 2011.
[3] Shikoni edhe faqen tjetër, "Mërgata e mëmëdheu", në http://www.facebook.com/groups/417888255075000/mërgata-dhe-mëmëdheu, e cila është "Geschlossene Gruppe" me 602 anëtarë dhe 49 miq të mi.
[4] Shikoni vlerësimin tim te Vilma Markaj rreth këtyre shifrave, në http://www.facebook.com/Vilma-Markaj, duke e cekur gabimisht prej meje shifrën prej 100`000 shqiptarë të Italisë, në vend se ta shënoj 1`000`000.
[5] Po t`a keni një dorëshkrim të Avni Deharit, udhëpërshkrimit të tij nëpër Turqi, do ta kishit parë si takohet me shqiptarë. Ai i ka parë edhe këta "llaz", pra pellazg, që e kuptojnë shumë më mirë gjuhën shqipe, por nuk e shkruajnë.
[6] Sikoni vetë statistikat ndërkombëtare për përqindjen e popullatave të këtushme nga tashëgimia e hershme ilirike.
[7] Shikoni veprën time "Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli ti tyre", Brezi`81, Prishtinë, 2011, e cila e ka shifrën të ndryshuar nga redaksia, në "kosovarë", çka nuk është e vërtetë, por "shqiptarë".
[8] Shikoni shkrimin tim në të gjitha organet e internetit, p.sh. http://www.ikvi.at/kontribut-intelektual-për-inegritetin-dhe-unitetin-e-kosovës/, e cili, vetëm aty është lexuar 158 herë.
[9] Bashkangjitur me këtë punim e keni këtë fotografi të montuar.
[10] Shiko deklaratën e Martin Çunit, në FB, http://www.facebook.com/Martin Cuni, kur flet për Kosovën, e cila u mohua nga UNESCO, me datën 9 nëntor 2015, mbi artikullin: http://www.pampress.com/obama-kosova-do-te-ishte-ne-unesco-sikur-te-kishte-diplomaci-me-te-pjekur/.
[11] Shikoni artikullin e gazetës Debat, nga Fahrri Xharra, "Ra UNESCO dhe u pamë", të botuar 11 nëntor 2015, http://debat.al/ra-e-unescou-pame/, nga i cili merret kjo thënie.
[12] I njëjti shkrim, në fillim.
[13] Shikoni artikullin e Skender Shalës, "Apel për organizimin e Lobit shqiptar në Evropë", të botuar në Nëntor, 2015; në Portalin "Shqipëria jonë", http://shqiperiajone.blogspot.ch/2015/09/apel-per-organizimin-e-lobit-shqiptar.html.
[14] Po aty, më tutje.
[15] Në të njëjtin portal, Xhafer Ahmetaj, "Propozim për takimin e përfaqësuesve të mërgatës mbarëshqiptare, me 20.02.2016, në Gjermani", të nxjerrë me 14 shkurt 2016, në http://shqiperiajone.altarevista.org/propozimi-per-takimin-e-perfaqsuesve-te-mergates-mbareshqiptare-20-02-16gjermani/.


Related

Top Lajm 114903338158611339

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item