6 mitet e zakonshme mbi hipnozën

Kur një person hipnotizohet, kjo do të thotë se ai ndodhet në një gjendje të ngjashme me gjumin. Truri i tij ka tendencë të jetë më ak...


Kur një person hipnotizohet, kjo do të thotë se ai ndodhet në një gjendje të ngjashme me gjumin. Truri i tij ka tendencë të jetë më aktiv gjatë këtij lloj gjumi, i ngjashëm me gjendjen kur njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Kur ju hipnotizoheni nuk jeni aq i vetëdijshëm për veten. Ka shumë mite që përfshijnë hipnozën, dhe pjesërisht kjo i detyrohet gjendjes në të cilën ai ju vendos.
Të qënit i hipnotizuar mund t’iu ndihmojë në shumë mënyra. Por para se të përjetoni hipnozën është mirë të dini të vërtetën mbi të. Mos kini frikë të hipnotizoheni për shkak të një miti. Edhe pse hipnoza nuk është për të gjithë. Paraprakisht duhet të bëni një studim të detajuar për të parë nëse kjo është gjëja më e drejtë për ju. Më poshtë po paraqesim 6 mitet e zakonshme rreth hipnozës.
6. Ju mund ta gjeni veten të mbërthyer në gjendjen e hipnozës
Disa njerëz besojnë se ju mund të mbeten të mbërthyer në gjendjen e hipnozës. Unë besoj se një pjesë e kësaj frikë ka të bëjë me filmin “Office Space”. Personazhi kryesor ishte duke u hipnotizuar, dhe gjatë pjesës dërrmuese të atij filmi ai qëndroi në atë gjendje. Nëse dikush ju ka thënë se nuk do të zgjoheni kurrë nga kjo ekstazë, mos e besoni. Fakti është se ju kurrë nuk jeni realisht në gjumë gjatë hipnozës. Gjatë këtij procesi, mund të ndjeni një relaksim meditues. Nuk do të ndjeheni të tensionuar, dhe stresi vetëm sa do të zbehet gjatë kësaj gjendje.
5. Njerëzit vullnetdobët mund të jetë më të lehtë për t’u hipnotizuar
Shumë njerëz e ngatërrojnë këtë me njerëz që mund të mos kenë shumë energji. Në fakt, ka një tendencë që e kundërta të jetë e saktë. Duhet më shumë përqendrim për një person që të hipnotizohet, për më tepër kërkon edhe inteligjencë. Njerëzit të cilët kanë një I.Q (koefiçent inteligjente) të ulët shpeshherë s’mund të hipnotizohen.
Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, sepse edhe ata kanë mundësi të hipnotizohen, nëse realisht e duan diçka të tillë. Disa njerëz me probleme të tjera neurologjike apo shëndetësore, nuk mund të kalojnë në atë gjendje të tillë përgjumje. Kjo do të thotë se njerëz të cilët kanë prirje të jenë krijues apo që kanë një inteligjencë mbi mesataren, mund të hipnotizohen.
4. Të hipnotizohesh është vepër e djallit
Një mit popullor, thotë se të hipnotizohet është një punë e Djallit. Disa të tjerë gjithashtu mundet edhe të mendojnë, se ajo ka të bëjë me padukshmen. Pjesë e arsyes pse njerëzit e besojnë këtë, është për shkak të filmave horror dhe tregimeve për njerëzit që vdesin, pasi ishin hipnotizuar. Të tjerë që e besojnë këtë, mund të mos e kuptojnë plotësisht se çfarë është gjendja hipnotike. Shumë fe e kanë pranuar tashmë faktin, se hipnoza mund të ketë efekte shëruese.
Ajo mund t’iu çlirojë nga stresi, dhe madje edhe të forcojë sistemin tuaj imunitar. Gjithçka që mund bëni vetë është hyrja dhe dalja e shpejtë nga ajo gjendje. Vetëm se kjo nuk është e aq mirë dhe as e keqe. Një hipnotizues profesionist mund t’iu ndihmojë, duke ju udhëzuar gjatë kësaj gjendje në mënyrë që të mund të përmbushni dëshirat tuaja. 
3. Njerëzit do të harrojnë gjithçka kur ata ndodhen në hipnozë
Në fakt shumë njerëz e mbajnë mend se çfarë ndodh, kur ata qenë duke u hipnotizuar. Disa njerëz mund të harrojnë për një farë kohë, por ajo është thjesht në pjesën e prapme të mendjes  tuaj të ndërgjegjshme. Kujtesa nuk është zhdukur, dhe ju mund të hyni në të sa herë që dëshironi. Vetëm disa persona mund të harrojnë për një kohë të shkurtër, por shumica e njerëzve kujtohet për çdo gjë, kur zgjohen nga gjendja e gjumit.
2. Hipnoza është diçka e keqe për shëndetin e përgjithshëm të njeriut
Disa mendojnë se të hipnotizohesh, mund të jetë diçka negative për shëndetin e tyre në tërësi. Ata mendojnë se nuk do të jenë në gjendje për të fjetur ose kryer çfarëdolloj aktiviteti normal gjatë kësaj gjendjeje. E megjithatë, hipnoza është në fakt shumë pozitive për shëndetin tuaj, dhe mund t’iu ndihmojë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Trupi juaj është në një gjendje relaksi të thellë, në krahasim me kohën kur jeni plotësisht i zgjuar. Nuk jeni i stresuar. Ndjeni se keni më shumë kontroll mbi të ardhmen tuaj dhe fatin tuaj. Truri juaj është në gjendje të lëshojë shumë endorfinë, e cila qarkullon masivisht në gjak. Këto hormone do t’iu ndihmojnë të ndjeheni më të sigurtë dhe të lumtur. Njerëzit që mund të jenë në depresion, kanë tendencën të ndihen shumë më mirë kur hipnotizohen pikërisht për këtë sëmundje.
1. Ju mund të detyroheni të thoni apo bëni gjëra kundër vullnetit tuaj
Një nga mitet më të zakonshme, përsëri kryesisht falë filmave të Hollivudit, është që hipnotizuesi mund të detyrojë të bëni apo thoni gjëra kundër vullnetit tuaj, gjatë kohës që jeni i hipnotizuar. Ky është një mit. Klienti është ai që ka gjithmonë situatën nën kontroll, dhe jo hipnotizuesi. Ju nuk do të bëni asgjë që shkon kundër asaj që ju besoni, apo vlerave tuaja.
Shpesh herë, kur një person është duke u hipnotizuar, mesazhet negative neutralizohen apo zbehen. Zakonisht hipnoza është përdorur për të siguruar një mesazh që është pozitiv. Ajo shpesh herë përdoren për të ndihmuar me krijimin e një ndryshimi, por vetëm nëse klienti dëshiron të ndryshojë dhe është i gatshëm për të. /bota.al

Related

Psikologji 5150653101857456898

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item