5 vendimet që s’do t’ia falni vetes gjatë gjithë jetës

Jetesa –  Një infermiere profesioniste ka grumbulluar informacion nga pyetjet që u ka bërë pacientëve të saj përgjatë karrierës. Këty...


Jetesa – Një infermiere profesioniste ka grumbulluar informacion nga pyetjet që u ka bërë pacientëve të saj përgjatë karrierës. Këtyre të fundit u kishin mbetur nga 3 deri në 12 muaj jetë. Ajo e kishte bërë zakon që t’i pyeste për vendimet më të këqija që pacientët kishin marrë gjatë jetës. Infermierja dëgjoi 5 brenga më shpesh nga gjithë të tjerat. Duke i studiuar këto vendime të gabuara nga më të vjetrit, ju mund ta keni më të lehtë që të futeni në rrugën e duhur
Gjatë ditës, ne marrim shumë vendime. Mjaft prej tyre janë të zakonshme, por disa të tjera janë aq të vështira sa që mund të kenë ndikim të madh e mund të të përndjekin gjatë gjithë jetës. Sipas një studimi të fundit nga “Columbia University” rezulton se ne e lodhim trurin për të marrë më shumë se sa 70 vendime brenda 24 orëve.
Dhe kjo sprovë për të përzgjedhur rrugën e duhur sjell atë që quhet lodhje të trurit, gjatë së cilës ky organ tendoset, njësoj sikur të ishte një muskul. Një studim i fundit nga “Texas University” tregon se edhe kur mendja jonë nuk është e lodhur, prapë e ka të vështirë që të marrë vendimet e duhura. Kur zgjedhim të bëjmë diçka, ne nuk i referohemi dijes që kemi akumuluar gjatë jetës sonë, por kujtimeve. Pra, ne fokusohemi në memoriet e detajuara.
Bronnie Ware ka punuar si infermiere gjatë jetës së saj, ku më shumë është përkujdesur për njerëz të cilëve u kishin mbetur nga 3 deri në 12 muaj jetë. Ajo e kishte bërë zakon që t’i pyeste për vendimet më të këqija që pacientët kishin marrë gjatë jetës. Infermierja dëgjoi 5 brenga më shpesh nga gjithë të tjerat. Duke i studiuar këto vendime të gabuara nga më të vjetrit, ju mund ta keni më të lehtë që të futeni në rrugën e duhur dhe që të bëni zgjedhjen më të mirë. Kjo do t’ju shërbejë gjatë jetës suaj.
Ata do të donin që të mos merrnin vendime sipas opinionit të të tjerëve
Kur ti merr vendime i ndikuar nga opinioni i të tjerëve, atëherë dy gjëra kanë shansin të ndodhin:
E para, bëhet një zgjedhje pa shumë përfitim në karrierë. Ka shumë njerëz anembanë botës, që studiuan për një specialitet të cilin u vjen keq që e kanë bërë. Madje të shumtë janë ata që bëjnë një punë që nuk e kanë fare me pasion. Kur ti je në kërkim të aprovimit të familjes, apo dëshiron më shumë para dhe prestigj në vend të pasionit, atëherë merr një vendim të keq të cilin do ta vuash deri në vdekje.
E dyta, dështon që të ecësh sipas normave të tua. Kur fiksohesh shumë pas asaj që shefi yt mendon për ty, sa para gruaja jote ka nevojë për të qenë e lumtur apo sa keq do të dukesh kur dështon, atëherë je në një rrezik të madh të shkelësh me këmbë vlerat e tua. Dëshira e madhe për t’u dukur mirë në sytë e të tjerëve komprometon gjënë më të rëndësishme. Ti nuk je më i vërtetë dhe rrjedhimisht nuk ndihesh mirë me veten. Mënyra e duhur për të mos rënë pre e opinioneve të të tjerëve, është që ta ngulësh mirë në mendje se mendimet e njerëzve thjesht janë mendime. Pra, pavarësisht se sa fantastike apo të kota që ti mendon se ato janë, përfaqësojnë thjesht opinionin e dikujt tjetër. Vlera jote buron nga brenda teje.
Ata do të dëshironin që të mos punonin kaq fort
Puna e shumtë është një mënyrë e mirë për të rënë në sy, të mësosh, të rritesh, të ndihesh i arrirë dhe ndonjëherë të gjesh lumturinë. Por ajo kthehet në problem kur ti këtë e bën në kurriz të njerëzve më afër teje. Ironikisht ne punojmë fort që të bëjmë të lumtur ata njerëz që i duam shumë, por pa e kuptuar se për ata rëndësi ka që të na kenë pranë ne, dhe jo paratë. I gjithë çelësi është që të gjesh një balancë mes asaj që ti ke qejf të bësh dhe qëndrimit me njerëzit që do. Përndryshe, kur të kthesh kokën pas, do të dëshirosh që të bësh diçka më shumë se tjetrën.
Ata do të dëshironin që të shprehnin ndjenjat e tyre
Ne jemi mësuar që të vegjël që emocionet janë diçka e rrezikshme dhe ne duhet t’i mbajmë brenda vetes e t’i kontrollojmë. Në fillim kjo metodë bën punë, por kur ti i bllokon ndjenjat, vjen një moment që ato shpërthejnë. Gjëja më e mirë është që ndjenjat t’i shprehësh kur ato shfaqen. Është e vështirë në fillim, sepse të detyron që të jesh i ndeshëm dhe transparent, por shumë dobiprurëse.
Ata do të dëshironin të mos i humbnin kontaktet me miqtë
Kur të kap rutina e përditshme, është e lehtë që të harrosh se sa të rëndësishëm janë njerëzit për ty, sidomos ata me të cilët kalon kohën. Marrëdhëniet me miqtë e vjetër prishen të parat kur angazhohesh pa masë në një punë që ti e vlerëson. Nuk është diçka e mirë të jesh i fiksuar pas punës. Koha me miqtë është e shëndetshme sepse ta largon stresin. Shokët e afërt të sjellin energji, perspektiva të reja dhe një ndjesi përkatësie në një mënyrë që asnjë tjetër nuk mund ta bëjë.
Ata do të dëshironin që ta linin veten të ndiheshin të lumtur
Kur të mbaron jeta, të gjitha vështirësitë që ti ke kaluar e humbin rëndësinë, kur i krahason me kohët e lumtura. Dhe kjo sepse ti arrin në përfundimin që në shumicën e rasteve, vuajtja është zgjedhje. Për fat të keq, shumë njerëz e kuptojnë këtë kur është shumë vonë. Pavarësisht se ne përjetojmë dhimbje e kjo është e pashmangshme, se si ne reagojmë ndaj kësaj dhimbjeje varet nga ne. Të mësosh të qeshësh, të buzëqeshësh dhe të jesh i lumtur (sidomos kur je i stresuar), disa herë është sfiduese, por është diçka që ia vlen barra qiranë.

Related

Psikologji 859017700214497692

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item